25/06/2025
🏡 Një projekt i ri që bashkon natyrën me arkitekturën moderne!
Në fshatin Gjergjan, Elbasan, po merr formë një banesë e re 2-katëshe me karakter të fortë dhe prezencë elegante.Fasada me veshje guri natyral ruan lidhjen me traditën, ndërsa forma moderne dhe disniveli i terrenit është shfrytëzuar në mënyrë funksionale për të krijuar një hyrje në garazh dhe një tarracim të gjelbëruar, që lidhet natyrshëm me peizazhin përreth.
Ky projekt është menduar me kujdes për të sjellë komfort, bukuri dhe harmoni me ambientin rural.
🌿 Arkitekturë që respekton tokën dhe përmirëson cilësinë e jetesës.
🏗️ Organizimi i hapësirave
🔹 Kati përdhe:
Garazh, sallon me kuzhinë dhe oxhak, një dhomë gjumi dhe një banjo.
🔹 Kati i parë:
Dy dhoma gjumi me ballkone, sallon me kuzhinë dhe oxhak (me dalje në ballkon), dhe një banjo.
🏠 Të tjera veçori:
Mbulesë me tjegulla tradicionale
Kombinim betoni dhe guri natyral për strukturë dhe estetikë.
-------------------------------------------------------------------
🏡 Un nuovo progetto che unisce la natura con l’architettura moderna!
Nel villaggio di Gjonmë, Elbasan, sta prendendo forma una nuova abitazione su due piani, con un carattere forte e una presenza elegante. La facciata in pietra naturale mantiene il legame con la tradizione, mentre la forma moderna e il dislivello del terreno sono stati sfruttati in modo funzionale per creare un ingresso al garage e una terrazza verde, perfettamente integrata con il paesaggio circostante.
Questo progetto è stato pensato con cura per offrire comfort, bellezza e armonia con l’ambiente rurale.
🌿 Un’architettura che rispetta la terra e migliora la qualità della vita.
🏗️ Organizzazione degli spazi
🔹 Piano terra:
Garage, soggiorno con cucina e camino, una camera da letto e un bagno.
🔹 Primo piano:
Due camere da letto con balconi, soggiorno con cucina e camino (con accesso al balcone), e un bagno.
🏠 Altre caratteristiche:
Copertura con tegole tradizionali
Struttura realizzata con combinazione di calcestruzzo e pietra naturale