07/03/2025
Qē nga 7 Marsi i pare qē festoja me shoket e shoqet klases kur benim vizitat pasdite ne shtepite e mesueseve tona, e deri mē sot në 2025, edhe pse eshte në kufi mes Dimrit e Pranveres, gjithmonë e mbaj mend si një Dite me Diell!
A thua se ZOTI do e kishte bekuar enkas kete Dite te Shenjtē, si Diten e Mesuesit dhe Mesueseve. Te atyre qe merrnin e marrin persiper perseri te ndriçojne e edukojne mendjet dhe zemrat e brezave, ku disa prej tyre behen po prap Mësues, e disa te tjere historia e Jetes i con ne drejtime te ndryshme!
Vetē hyj tek ata njerez, qe nuk eci gjate pa e kthyer koken mbrapa! Ku te bien ne mendje njerez, vende e histori te ndryshme qe Jeta sjell! E te pakten ne nje dite si kjo, nuk mund te rri pa permendur pak emra nga shume edukatore e mesues qe kujtoj shpesh here, e i falenderohem perjetesisht me mirenjohje e respekt!
Edukatores ne Kopesht Zina Pjetri, mësueseve te Abetares Klelia Ruka dhe Dava Reçit, mēsueses kujdestare ne 8 vjecare Lumturi Tomes dhe mesuesit kujdestar ne Gjimnaz Gjon Koles!
Do doja te kujtoja meqe nuk jeton mē, edhe tē ndjerin, mesuesin vertete tē aftë te Gjeografise, zotin Bardhok Gjikola!
Faleminderit !