Çeta

Çeta "Çeta"është një grupim i Street-Artit Politik, me qëllim rivendosjen e së drejtës mbi hapësirat publike dhe kritikën ndaj Neo-Liberalizmit. !

ÇETA
Between January and March of 2016, a group of students, activists, and artists began to discuss the formation of a group to oppose the hegemonic structures of capitalist and neoliberal politics and economics in contemporary Albania. From these discussions, a group of street artists—individually anonymous but known collectively as Çeta—emerged. The group takes its name from the word used to de

scribe the groups of antifascist guerilla fighters active in the Balkans during the Second World War, and its mission is to use street art as a weapon—however modest—in a broader struggle against neoliberal policies dominating Albanian universities, against the destruction of Tirana’s few remaining green spaces, and in favor of free public transportation. Functioning as a true collective, the group is made up of members of various ages, with various backgrounds: designers, political scientists, artists, architects.

RËNIA DHE RINGJALLJANë dy dekadat e fundit janë me qindra punëtorë të rënë në vendin e punës. Ata janë kryesisht punëtor...
08/04/2018

RËNIA DHE RINGJALLJA

Në dy dekadat e fundit janë me qindra punëtorë të rënë në vendin e punës. Ata janë kryesisht punëtorë të ndërtimit, minatorë e naftëtarë, por nuk mungojnë as punëtorët e ricikilimit të mbetjeve apo elektriçistët. Prej kohësh tashmë edicionet e lajmeve gëlojnë nga kronikat e aksidenteve në punë, deri në vdekje. Në disa raste lajmi është pjesë e rubrikës së kronikës së zezë, sepse e zezë është çdo gjë që rrethon punëtorin dhe vendin e punës: puna në të zezë, mungesa e kushteve minimale në punë, hedhja e fajit për vdekjen vetë punëtorit të rënë, marrëveshjet e errëta tripalëshe sipërmarrje—shtet—sindikatë, kontrata punë të panjohura e të palexuara, orë pune që varen nga luhatjet e fitimit të pronarit, errësirë dhe vakum ligjor, mungesë organizimi sindikal, sindikata të dyshimta, etj.

Frika dhe ankthi i vdekjes janë e vetmja siguri që ka sot punëtori në vendin e punës. Pikërisht kjo frikë e ky ankth po e ndërgjegjësojnë atë për domsodoshmërinë dhe rëndësinë e ekzistencës së tij si njeri dhe si pjesë e një klase shoqërore. Në luftën për njohjen e të drejtave në punë dhe zhdukjen e shfrytëzimit, ai do të përjetojë ringjalljen e tij të shumëpritur. Pasi vetëm duke u çliruar nga frika dhe pronari, duke punuar si i lirë e në mënyrë të dinjitetshme ai është botë historike, subjekt që bën veten dhe një botë të re . Punëtori, sot, duhet ta mohojë atë që është e të bëhet ajo që ende nuk është. Mohimi i frikës së vdekjes dhe ringjallja janë detyra historike të klasës punëtore.

Zbritja, një nga veprat më të njohura të Tintoretto-s, ku pasqyrohet shkëputja e trupit të Krishtit nga kryqi, ka ndryshuar subjekt. Këtë herë është një punëtor ndërtimi i rënë në vendin e punës, i zbritur nga vuajtjet dhe shfrytëzimi në punë, në aktin e fundit që i paraprin ringjalljes.

WELCOME TO THE FUTURE! Mirësevini në të ardhmen distopike!Me dy duar marrin dhe me një gisht japin. Kjo është praktika e...
10/08/2017

WELCOME TO THE FUTURE!

Mirësevini në të ardhmen distopike!

Me dy duar marrin dhe me një gisht japin. Kjo është praktika e korporatave kudo në botë. Edhe më e rëndë është ajo në vende të varfra si Kosova dhe Shqipëria. Të lidhura me njëmijë e një fije me qeveritë, me burime okulte kapitali dhe shfrytëzim të skajshëm të fuqisë punëtore, korporatat e vendeve tona shquhen si shkatërrimtaret më të ethshme të së mirës publike. Diku shkatërrojnë mjedisin, diku arsimin, tjetërkund zhvatin burimet natyrore dhe spekulojnë me të ardhurat e njerëzve.

Për të legjitimuar fitimet u duhet jo vetëm mburoja e ligjit, të cilin e kanë në dorë, por edhe kurimi i imazhit si korporata me përgjegjësi sociale. Kështu, një gisht nga ç’na kanë zhvatur natën na e japin ditën në formë bamirësie dhe sponsorizimesh për evenimente sociale-kulturore. Prej vitesh është bërë e udhës që subjektet private, ndonjëherë edhe korporatat të cilat mbështesin financiarisht eventet artistike, të ekspozohen shumë herë më tepër se subjektet pjesëmarrëse.

Kjo ka ndodhur edhe sivjet me festivalin e filmit Dokufest në Prizren. Një zulmë korporatash kanë përlyer me logot e tyre një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kulturës autonome në Ballkan. Deri më sot Dokufesti ka arritur të ruajë mëvetësinë dhe cilësinë artistike. Mirëpo në mungesë të mbështetjes sistematike të institucioneve publike për kulturën autonome, edhe ai rrezikon të njolloset dhe tjetërsohet nga komercializmi dhe heteronomia.

“Welcome to the future” qe ftesa optimiste e këtij viti, me moton e së ardhmes së ndritur që na pret. Në kushtet kur korporatat kontrollojnë shumëçka duke mbajtur peng të tashmen, përfshirë dhe zhvillimin artistik e kulturor, e ardhmja nuk duket aspak e tillë pasi arti është subjekti më i brishtë i kërcënuar nga homogjeniteti komercial i kulturës së tregut.

“Arti si krijim, cilado qoftë epoka dhe kombësia e tij, është më i lartë se kultura si konsum, sado bashkëkohore qoftë kjo e fundit.” – Alain Badiou

Në momentin kur jo vetëm eventi artistik, por edhe çdo centimetër katror i qytetit shihet si hapësirë potenciale për marketing, qyteti e ka humbur tashmë përfundimisht nocionin social-politik të polisit. Akti simbolik i kryer në Prizren gjatë ditëve të Dokufestit dëfton vendosmërinë e Çetës për të luftuar për një kulturë kritike dhe emancipuese.

No present, no future!

Një vit! Vrasja e punëtorëve nuk censurohet! Pak vetë e vranë mendjen për censurën dhe heshtjen shumëvjeçare të krimit n...
07/08/2017

Një vit! Vrasja e punëtorëve nuk censurohet!

Pak vetë e vranë mendjen për censurën dhe heshtjen shumëvjeçare të krimit ndaj punëtorëve. Pak vetë arsyetuan se heshtja dhe mosreagimi i deritanishëm prodhuan edhe vrasjen tënde Ardit.

Meqenëse nuk je më në këtë jetë, ndjejmë të nevojshme të të drejtojmë disa fjalë për të shpjeguar se pse këtë të shtunë mure të qytetit u gdhinë me fytyrën tënde: Punë ka Ardit! Po, për ty, për fëmijë të tjerë, djemtë, vajzat, burrat, gratë e të moshuarit. Për të gjithë ata që nuk e kanë teserën e partisë në xhep, që nuk duartrokasin udhëheqësit në kongrese madhështore, që nuk i kanë prindërit biznesmenë të mëdhenj. Punë ka për ty, për Myrveten që u vra barbarisht para një viti po në Sharrë pa e marrë vesh askush, për naftëtarin e Ballsh*t që ka mbi një vit që nuk merr pagën, për minatorin e Bulqizës që fundoset galerive, për punëtorin që bie nga skela në mes të Fierit. Punë ka për gratë e fasonerive që pronari u vjedh sigurimet, si edhe për fëmijët që i zë pirgu i dheut tek rrëmojnë për minerale. Punë ka për të tërë ata që për të mbijetuar duhet të pranojnë të skllavërohen pa sigurime, masa mbrojtëse për jetën dhe një minimum jetik.

Çeta me këtë punim, Ardit, nuk vjen veç me ty si individ ose si trendin më të fundit në rrjete sociale, pasi për fat të keq ti nuk je një rast i veçuar, edhe pse rasti yt ndryshe nga të mësipërmit bëri bujë. Ti nuk je as minoreni i parë që punon turni i tretë, as punëtori i parë që punon pa kushtet minimale, në të zezë dhe që paguhet sa për të mbajtur frymën gjallë. Rasti yt dhe i mijëra të tjerëve është i përditshëm. U vrave nga sistemi shfrytëzues, nga kryebashkiaku propagandues për hapjen e vendeve të punës, nga pronari i panginjur që nuk ngopet me skllavërimin e punëtorëve.

Censura dhe heshtja ndaj vdekjeve të punëtorëve janë të përditshme. Ajo nuk ekziston veç kur censurohet një gazetar nga një pronar i lidhur me pushtetin. Censura dhe heshtja janë kudo ku nuk reagohet për kushtet në të cilat punojnë punëtorët, kushte të cilat janë vrasje të përditshme të mbetura në tentativë. Vrasja jote Ardit përbashkoi dhe nxori fytyrën e vërtetë të asaj që jetojnë të shumtit e të braktisurit në harresën e mjerimit. Ngacmoi sado pak iluzionin e realitetit të naivëve që nuk arrijnë të shohin përtej situatës të prodhuar jo vetëm nga një pushtetar i korruptuar, por edhe nga sistemi i cili mbahet mbi shfrytëzimin e punës dhe jetës së të tjerëve.

Imazhi yt Ardit mureve të qytetit deri më tani përfaqëson gjendjen e mësipërme. Duke u bërë makthi i maskarenjve dhe turpi i indiferentëve, shpresojmë që imazhi yt Ardit të bëhet edhe burim revolte dhe përbashkimi i të pazëve që do të ngrenë zërin për veten dhe gjithë të tjerët!

Punë ka Ardit ! Por vëllai i prokurorit ndërtoi sheshin !Punë ka Ardit por këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën !Kjo ...
15/06/2017

Punë ka Ardit !
Por vëllai i prokurorit ndërtoi sheshin !
Punë ka Ardit por këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën !
Kjo është per ty Ardit, sepse këta të harruan!
"Vrasja e punëtorëve nuk çensurohet"

Kush ka frike nga Arti i vertete?!
04/12/2016

Kush ka frike nga Arti i vertete?!

"BUONGIORNO, VI PARLA L'ALBANIA"Shumëkush është familjar me imazhin e motrës Tone, por me gjasë as Tonia e as Idromeno v...
02/12/2016

"BUONGIORNO, VI PARLA L'ALBANIA"
Shumëkush është familjar me imazhin e motrës Tone, por me gjasë as Tonia e as Idromeno vetë para 130 viteve e kusur, nuk do e kishin menduar rëndësine e këtij portreti për artin pamor shqiptar. Portreti i Tones shënon dhe fillesat e një faze të re të artit pamor laik, atë të realizmit. Në mëyrë të ngjashme sot, biznesi i call-center po shënon një fazë të re në ekonominë shqiptare në sektorin privat me farkëtimin e një subjekti të ri për t'u shfrytëzuar, studenti punëtor. Sot, me rreth 300 kompani dhe 25,000 të punësuar, ky biznes është shndërruar ndër gjeneruesit më të mëdhenj të vendeve të punës në Shqipëri, kryesisht për të rinj nga 18-35 vjeç.
Bashkëmoshatarët e motres Tone sot përballen me të vërtetën e hidhur se dijet e fituara me mund dhe diploma universitare, do të jenë fare të penevojshme me klientët matanë detit teksa përpiqen t’u shesin në biseda të stërgjatura në italishten e Pippo Baudos apo Cristina D’Avenës, ushqim për kafshë të ndryshme, sapunë organikë, siguracione makinash, asistenca linjash ajrore, e shumëçka tjetër që ndoshta si hyn në punë as dreqit. Kapanonë të tërë centralistësh që gëlojnë si koshere bletësh në ndërtesa të reja e moderne në qëndër të qytetit, apo skuta ilgale periferish teksa disa të tjerë ofrojnë seksualitetin e tyrë në linja të nxehta telefonike.
Kushtet specifike të punës që ndikojnë drejtpërdrejt në vështirësimin e dëgjimit dhe pamjes, orë ekstra me apo pa pagesë, vonesa për pagat, presioni për të realizuar normat, pamundësia për të ndërvepruar, pamundësia për t’u organizuar, konkurrenca e ashpër, pagat jo të larta dhe mbi të gjitha mungesa e perspektivës, ka prodhuar një tëhuajzim të skajshëm të një brezi të tërë studentësh e të sapo diplomuarish në përballjen e tyre të parë me tregun e punës. Tonet e call-centerave janë zhveshur nga shpresa për një punë e një të ardhme më të mirë, teksa i ka ngërthyer ankthi nga diskutimet e fundit në senatin italian për mbylljen e tyre. Dhe ajo çka mbetet është dilema e përditshme shekspiriane: të papunë apo të skllavëruar në punë?
Buongiorno signore, come vi posso aiutare?

Ky aksion është mbështetur nga Tirana Art Lab dhe është pjesë e ekspozitës Triple Feature # 5 / Çeta & Kotretsos & Xhafa, në kuadër të projektit HEROES WE LOVE

.art.collective

"Mbahu nene mos ki frike, se ke djemte ne Amerike" ose e njohur ndryshe  si "Server is too busy"nje nga punet e Çetes ne...
30/11/2016

"Mbahu nene mos ki frike, se ke djemte ne Amerike"
ose e njohur ndryshe si "Server is too busy"
nje nga punet e Çetes ne publikimet on-line te onMAPS.
Nga faqja 70-83.

onMAPS is collaborative project developed as a digital magazine focused on public space realized through contributions of artists, architects, urban planners, writers, thinkers. The magazine is a collection of artworks, photographs, documentation of actions, projects, frames, drawings, illustrations...

"RiLuce-fasada e rilindur e fashizmit"Fashizmi, me pak fjalë, është bashkimi i të gjitha forcave sunduese në shoqëri rre...
29/11/2016

"RiLuce-fasada e rilindur e fashizmit"

Fashizmi, me pak fjalë, është bashkimi i të gjitha forcave sunduese në shoqëri rreth figurës së udhëheqësit suprem. Pra, borgjezët, bankierët, burokratët, gjykatësit, klerikët, mediat, policët dhe gangsteret bëhen bashkë rreth Duçes, të cilit i shërbejnë, i cili u shërben, në kurriz të shtresave të mëdha sociale, përmes dhunës dhe shfrytëzimit. Kjo është historia e fashizmit. E të vjetrit dhe të riut. Sepse fashizmi, si çdo histori, thuhet se përsëritet, herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë. Por këtu, tek ne, në Shqipëri, fashizmi është ulur këmbëkryq tjetërsoj, si një farsë tragjike. Si fashizëm i pashpallur.
Partneriteti Publik Privat, ose privatja përmbi publiken, është martesa e re e shtetit me biznesin, ku i pari bëhet vegel në dorë dhe në dobi të se dytit. Të drejtat janë dhënë me koncension. Paraja është bëre zemra dhe arsyeja e çdo marrdhënieje. Politika është bëre policore dhe policia robotike. Shenjtërohet prona e madhe private duke ç’shenjtëruar deri në mallkim jetën e vogël njerëzore. Karabinieret këmizhëzinjë luftojnë çdo ditë me fshatarët e fruta-perimeve të rëne ilegalisht në qytet, me të papunët, me sh*tësit ambulantë, me të vobektit dhe romët, në emër të taksës dhe kulturës. Aparate oruealliane mpijnë mendjet e masave dhe censurojnë vdekjet, ose më saktë vrasjet e lulëve të vegjël, mbi male mbeturinash, në kantiere dhe në baraka.
Mirëpo, lulëkuqe qendrestare po hedhin shtat në muret dhe në rrugët e qytetit, duke shkruar grafiti dhe kritikuar me artikuj ushqimorë, kundër shkollave të bëra komisariate dhe komisariateve të bëra shkolla për “edukimin” dhe “disiplinimin” e shoqërise, përmes “reformave” dhe “kodit penal”. Për shumëkend, ky realitet mund të duket distopik, një e keqe e pamundur, një ëndërr e trishtë prej të cilës duhet të zgjohemi, por në fakt është realiteti vetë, përtej flluskave roze të rehatisë dhe arsyetimeve të cekta.
Prandaj, koha është të zgjohemi, të mbajmë anë.

"Vojo Kushi is still alive"Te sheshi Skënderbej.
07/11/2016

"Vojo Kushi is still alive"
Te sheshi Skënderbej.

"Shkallmoni muret e privilegjeve"Aksioni vazhdon, edhe pse bashkia na përndjek!
07/11/2016

"Shkallmoni muret e privilegjeve"
Aksioni vazhdon, edhe pse bashkia na përndjek!

Nuk është se nuk e prisnim një reagim të tillë. Madje do të ishte surprizuese nëse Lali (ai i Bashkise) do të duronte me...
03/11/2016

Nuk është se nuk e prisnim një reagim të tillë. Madje do të ishte surprizuese nëse Lali (ai i Bashkise) do të duronte me shumë se 24 ore pa e fshirë imazhin e Arditit nga sytë e publikut!
Gjithsesi ne po i përgjigjemi kërkesës së tij për bashkëpunim...(në një intervistë ai ka shprehur dëshiren e madhe që të gjendet një mënyrë bashkepunimi me grupin "Çeta"!)
E pra e vetmja mënyrë bashkëpunimi midis nesh dhe kryefikut të Bashkisë është kjo: Ne bëjmë vepra të forta që trazojne shpirtrat e fjetur të këtij qyteti dhe tërbojne ndërgjegjjen tuaj të pistë. Kurse të nesermen, ti dërgon sejmenet e tu për t'i fshire ato vepra. Ky është bashkëpunimi që mund të të ofrojmë.
Dhe mos harro, "Vrasja e punetoreve nuk censurohet"

Nuk e kanë duruar imazhin e 17-vjeçarit Ardit Gjokaj as 24 orë. Fotoja e tij u pa e vizatuar në një prej kabinave të telefonit në një kryqëzim pranë 21 dhjetorit në Tiranë. Krah imazhit të të miturit të vrarë tragjikisht në landfillin e Sharrës shkruheshin edhe fjalët “Censuruar” dhe “Çeta”. Por ky…

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Çeta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Çeta:

Share