Pik ark

Pik ark Inspiring Architecture and design platform

Besoj e keni vënë re se P*k Ark prej disa kohësh nuk po publikon më me ritmin e mëparshëm. Ka disa arsye për këtë, por n...
02/06/2026

Besoj e keni vënë re se P*k Ark prej disa kohësh nuk po publikon më me ritmin e mëparshëm. Ka disa arsye për këtë, por ndër më kryesoret është demotivimi.

Në fillimet tona, promovimi i arkitekturës ishte një burim frymëzimi. Projektet e realizuara nga arkitektë ndërkombëtarë sollën një momentum pozitiv dhe pritshmëri të reja për cilësinë e mjedisit të ndërtuar.

Por sot?

Shpesh shohim projekte të ricikluara, jashtë proporcioneve dhe pa ndjeshmëri ndaj kontekstit, kulturës dhe mënyrës sonë të jetesës.

Në reflektim e sipër kuptova se problemi nuk qëndron te projektuesit. Janë po të njëjtët që kanë realizuar kryevepra në vende të tjera. Problemi qëndron te mënyra se si jepet detyra e projektimit: kërkesa të pakufizuara, programe të fryra dhe një lloj “carte blanche” që u ofrohet emrave të njohur ndërkombëtarisht.

3-4 herët e fundit që jemi kontaktuar për projekte modeste, fjalia e parë ka qenë pothuajse gjithmonë e njëjtë:

"Na duhet një arkitekt që arrin të marrë lejen. Mundësisht i huaj."

Ndërkohë, ne mund t'ju japim qindra emra arkitektësh shqiptarë plotësisht të aftë për të krijuar projekte frymëzuese.

Vlera e bashkëpunimeve ndërkombëtare nuk duhet të jetë marketingu apo mënjanimi i profesionistëve vendas, por shkëmbimi i njohurive, rritja profesionale dhe edukimi i investitorëve për një mjedis të ndërtuar më cilësor.

Pasnesër, kur të jeni në Festivalin e Arkitekturës duke dëgjuar për vlerat e kulturës, historisë dhe natyrës shqiptare, kujtohuni se shumë profesionistë vendas vazhdojnë të trajtohen si arkitektë të dorës së dytë në vendin e tyre.

Ne vetë, si komunitet, duhet ta kishim ngritur zërin më herët: nga Teatri Kombëtar deri te debatet për Zvërnecin dhe shumë vendime të tjera që kanë prekur qytetet, parqet dhe zonat e mbrojtura.

Sot pyetja nuk është nëse arkitektët shqiptarë kanë aftësi.

Pyetja është: a ka ende vend për ta në procesin e formësimit të vendit të tyre?

Dhe nëse po, kush do ta sigurojë këtë vend, nëse nuk jemi ne të parët që e kërkojmë?

   po kërkon të punësojëARKITEKT/E!Vlerësohen:-Përvojat e mëparshme (2-3 vite)-Njohja dhe përdorimi i software-ve si Aut...
22/05/2026

po kërkon të punësojë

ARKITEKT/E!

Vlerësohen:

-Përvojat e mëparshme (2-3 vite)

-Njohja dhe përdorimi i software-ve si Autodesk Revit.

-Vëmendje ndaj detajeve.

-Angazhimi në grup dhe individual.

Dërgo portfolion dhe CV-në në: [email protected]

*kark

Një mundësi tjetër për këdo që kërkon të jetë pjesë e një studio kreative:   studio kërkon të punësojë Arkitekt me kohë ...
06/05/2026

Një mundësi tjetër për këdo që kërkon të jetë pjesë e një studio kreative:

studio kërkon të punësojë Arkitekt me kohë të plotë.

Kriteret e nevojshme:

-Të ketë aftësi të mira krijuese.

-Të ketë eksperiencë pune.

-Të zotërojë programet e projektimit e të përpunimit 2D dhe 3D.

https://p*kark.com/listing/re-lab-arkitekt-3/

Një tjetër mundësi për ju që jeni në kërkim të një pune të re si arkitekt/e!al  po kërkon të punësojë arkitektë pranë ek...
01/05/2026

Një tjetër mundësi për ju që jeni në kërkim të një pune të re si arkitekt/e!al po kërkon të punësojë arkitektë pranë ekipit të saj!

Kërkesat :

- Të këtë mbaruar studimet e larta për Arkitekturë dhe Urbanistikë
- Të këtë njohuri të mira në programet arkitektonike Revit & AutoCAD
- Të jetë i përkushtuar si dhe të ketë aftësi për të punuar në skuadër
- Të këtë njohuri të mira të gjuhës Angleze

Kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar cv-në dhe portfolion ( përmbledhje të punëve kryesore ) në :

[email protected]

https://p*kark.com/listing/mad-studio-arkitekt-e/

*kark *kjob

  kërkon Arkitekt/eStudio ABGA është një zyrë projektimi me eksperiencë në një gamë të gjerë objektesh në Shqipëri, duke...
27/04/2026

kërkon Arkitekt/e

Studio ABGA është një zyrë projektimi me eksperiencë në një gamë të gjerë objektesh në Shqipëri, duke sjellë zgjidhje bashkëkohore dhe cilësi në çdo projekt. Si partner lokal, studio bashkëpunon ngushtë me studio të njohura ndërkombëtare, duke ofruar një eksperiencë unike profesionale dhe mundësi reale zhvillimi për çdo anëtar të ekipit.

Jemi në kërkim të një arkitekti/e të motivuar për t'iu bashkuar ekipit tonë në një ambient krijues, dinamik dhe bashkëpunues.

Kriteret kryesore:

- Minimumi 3 vite eksperiencë në zyrë projektimi
- Aftësi të forta teknike në projektim arkitektonik
- Njohuri të avancuara në:
AutoCAD
Revit (nivel i avancuar)
- Aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe pune në grup
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Vlerësohen gjithashtu:
- Përkushtimi dhe përgjegjshmëria në punë
- Aftësia për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet
- Vëmendje ndaj detajeve dhe sens estetik

Dërgoni CV-në dhe portfolion tuaj në:
[email protected]

Suksese !

Rabo architects po zgjeron ekipin e punës  dhe është në kërkim të një arkitekti me profil Interior DesignerKërkesat :- E...
23/04/2026

Rabo architects po zgjeron ekipin e punës dhe është në kërkim të një arkitekti me profil Interior Designer

Kërkesat :

- Eksperiencë të mëparshme në studio projektimi
- Diplomuar në akitekturë ose Dizajn interieri
- Njohuri të programeve AutoCad, Sketchup, 3ds-max, Revit, Lumion, Photoshop & Indesign

Aftësi renderizimi me Corona /V-ray

Ju lutem aplikoni në këtë pozicion duke dërguar Cv-në dhe Portfolion tua në adresën e emailit:

[email protected]
https://p*kark.com/listing/rabo-architecture-arkitekt-interior-designer/

Per me shume shikoni :

https://p*kark.com/jobs/

&Një vilë e thejshtë, e lehtë, minimale dhe jo e zhurmshme, vjen si propozim nga  .  Ne vlerësojmë ndjeshmërinë e këtij ...
15/04/2026

&Një vilë e thejshtë, e lehtë, minimale dhe jo e zhurmshme, vjen si propozim nga . Ne vlerësojmë ndjeshmërinë e këtij projekti, konceptin, si dhe delikatesën e marrëdhënies me kontekstin. Më poshtë përshkrimi nga arkitekti :

Vila Airborne

Një volum i qetë dhe i vendosur me kujdes në një peizazh të rrallë me pisha, ky projekt eksploron ekuilibrin midis formës minimale dhe kontekstit natyror. I përcaktuar nga një kornizë e vazhdueshme dhe monolitike, arkitektura krijon një botë të brendshme të mbrojtur, ndërsa mbetet vizualisht e hapur përmes sipërfaqeve të mëdha xhami.

Lëvizja horizontale thekson qetësinë dhe lidhjen me terrenin, duke lejuar që drita, hijet dhe ndryshimet sezonale të formësojnë përvojën e hapësirës.

Materialiteti është i përmbajtur dhe taktil, sipërfaqe të buta neutrale krijojnë kontrast me transparencën e xhamit, duke zbehur kufirin mes të brendshmes dhe hapësirës së jashtme. Shtëpia nuk dominon mjedisin përreth; përkundrazi, ajo vendoset natyrshëm në të, duke kornizuar pamjet, ruajtur pemët ekzistuese dhe përqafuar qetësinë e vendit.

https://p*kark.com/listing/airborne-villa/

*kark *karkprojects

  është një  studio me shumë çmime ndërkombëtare, me zyra në Miami (SHBA), Basel (Zvicër) dhe Tiranë.Ne jemi të angazhua...
14/04/2026

është një studio me shumë çmime ndërkombëtare, me zyra në Miami (SHBA), Basel (Zvicër) dhe Tiranë.

Ne jemi të angazhuar aktivisht në projekte anembanë botës.

Ekipi ynë i Oppenheim Architecture Tiranë është në kërkim të një arkitekti të lartë me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve dhe aftësi udhëheqëse të dëshmuara.

Jeni gati të merrni përgjegjësi dhe të bëni ndryshim?
Atëherë ju jeni p*kërisht ajo që na duhet!

Çfarë po kërkojmë:

7+ vite përvojë profesionale me rregulloret shqiptare të ndërtimit dhe të gjitha fazat e projektimit

2+ vite përvojë të dëshmuar në menaxhimin e projekteve
Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse dhe komunikimi në anglisht dhe shqip
Njohuri të avancuara në ArchiCAD, Rhino, Photoshop, InDesign dhe Lumion
Shtetësi shqiptare
A tingëllon kjo si aventura juaj e radhës? Dërgoni aplikimin tuaj të plotë, duke përfshirë CV-në, portofolin, referencat dhe certifikatat tuaja (më pak se 20MB) tek Sarah në [email protected].

https://p*kark.com/listing/oppenheim-architecture-senior-architect/

*kark

Mos e gjykoni këtë projekt pa e lexuar historinë e bukur mbas tij!Konceptuar nga  Projekti i "Muzeu i Artit Oriental Bra...
09/04/2026

Mos e gjykoni këtë projekt pa e lexuar historinë e bukur mbas tij!
Konceptuar nga

Projekti i "Muzeu i Artit Oriental Bratko " përfaqëson një ndërthurje të veçantë mes arkitekturës bashkëkohore dhe trashëgimisë kulturore globale, duke materializuar vizionin e koleksionistit shqiptaro-amerikan George Dimitri Boria.

I konceptuar si një hapësirë ekspozuese intime dhe reflektuese, muzeu mbart një koleksion të pasur me mbi 400 objekte arti aziatik, duke krijuar një dialog të rrallë midis Lindjes dhe Perëndimit në zemër të Korçës.

Arkitektura me karakter avangard ndërthur linja moderne me referenca subtile orientale, duke e kthyer ndërtesën në një objekt kulturor në vetvete, ku ekspozimi, drita dhe rrjedha hapësinore ndërtojnë një eksperiencë të qetë, kontemplative dhe edukative për vizitorin

Lexoni artikullin ne p*kark.com dhe kuptoni nga se vjen emri i muzeut!
https://p*kark.com/listing/bratko-museum-of-oriental-art/
*kark

A e dini që në fund të prillit zhvillohet një konferencë e dedikuar vetëm fasadave?Zak World of Façades   vjen për herë ...
08/04/2026

A e dini që në fund të prillit zhvillohet një konferencë e dedikuar vetëm fasadave?

Zak World of Façades vjen për herë të parë në Shqipëri me një konferencë ekskluzive mbi dizajnin dhe inxhinierinë e fasadave, e cila do të zhvillohet më 29 prill 2026 në Maritim Plaza Tirana.

Ky event ndërkombëtar do të mbledhë arkitektë, inxhinierë fasadash, zhvillues, investitorë, kontraktorë dhe profesionistë të industrisë së ndërtimit nga rajoni dhe më gjerë, për të diskutuar inovacionet e qëndrueshme, teknologjitë e reja dhe sfidat aktuale të sektorit.

Me pjesëmarrjen e mbi 20 ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, konferenca ofron një platformë të rëndësishme për shkëmbim njohurish, networking dhe bashkëpunime në një treg në zhvillim të shpejtë si ai i ndërtimit në Europën Juglindore.

Nëse dëshironi të jeni pjesë, informohuni mbi eventin, të ftuarit dhe folësit këtu: https://facades.al

Për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë apo të projektojnë fasadat e së ardhmes, pjesëmarrja mund të hapë shumë dyer bashkëpunimi.

Mbi të gjitha jemi të lumtur që p*k Ark eshte media partner per këtë event kaq të rëndësishëm!

https://p*kark.com/en/listing/english-zak-world-of-facades/

Address

Tirane
Tirane

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00

Telephone

+355682079978

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pik ark posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pik ark:

Share