Ceresit

Call Website Contact the business

Ceresit Ceresit ofron sisteme të plota produktesh për shtrimin e qeramikës dhe instalimin e termoizolimit, si

Me një traditë prej më shumë se 100 vjet, Ceresit është marka më e njohur në sektorin e Teknologjisë së Ngjitësve të Henkel. Sot, Ceresit është një nga markat më të rëndësishme në tregtinë e produkteve të ndërtimit. Kjo është për shkak të cilësisë, teknologjisë inovative të aplikuar, si dhe një game të gjerë produktesh që plotësojnë një sërë nevojash.

-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-

Rregullat e sjelljes në faqen Ceresit

Në faqen e Ceresit Kosova në Facebook, dëshirojmë t'ju informojmë për brendin tonë, si dhe për të mirëmbajtur komunikimin dhe ndërveprimin reciprok. Prandaj komentet, fotot, një pjesë e inçizimeve, informacionet kthyese dhe pyetjet tuaja janë gjithmonë të mirëseardhura. Diskutimi i hapur me respekt të ndërsjellë është i rëndësishëm për ne dhe kërkon që të gjithë pjesëmarrësit të mbajnë një ton miqësor, të sjellshëm dhe respektues. Për këtë arsye, ju lutemi trajtojini të tjerët ashtu siç dëshironi t'ju trajtojnë. Secili ka të drejtën e mendimit të tij - brenda kufijve të lejuar me ligj. Meqenëse duam që të gjithë të ndihen rehat në faqen tonë në Facebook, ju lutemi respektoni rregullat e mëposhtme kur përfshiheni në ndonjë diskutim.

Ja çfarë nuk lejohet në faqen tonë në Facebook:
• Ofendime, diskriminime, kërcënime dhe nënçmime të çfarëdo lloji
• Nxitje për dhunë ndaj një personi, institucioni, markës Ceresit apo kompanisë Henkel
• Pornografi dhe vulgaritete
• Komente ose linkat që nuk kanë të bëjnë me temën e postimit dhe që nuk kanë të bëjnë me kompaninë Henkel dhe markën Ceresit
• Reklamimi i kompanive të tjera
• Shkelja e të drejtave të të tretëve
• Përmbajtje që cenon mbrojtjen e të dhënave (tuaja ose të palës së tretë), të drejtën e autorit, politikën e privatësisë apo çfarëdo përmbajtje tjetër e paligjshme
• Përmbajtje e lidhur me viruset Trojan, çfarëdo virusi tjetër, faqe të pabesueshme ose përpjekje për të cenuar integritetin e faqes në Facebook
• Përmbajtje që qëllimisht çon në keqpërdorimin e ndonjë prej produkteve tona

Në rast të shkeljes së këtyre rregullave, ne mbajmë të drejtën për të fshehur ose fshirë komente të tilla. Çdokush që përsërit shkeljen e këtyre rregullave mund të largohet nga faqja.

Faqja jonë në Facebook mbahet gjatë ditëve të javës, gjatë orarit të rregullt të punës, nga ora 9 deri në orën 17. Do të mundohemi t'ju përgjigjemi pyetjeve tuaja pa mëdyshje dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Në situata të caktuara do të na duhet më shumë kohë, veçanërisht nëse kërkesa dërgohet jashtë orarit të punës. Për pyetje më komplekse do t'ju kërkojmë të na kontaktoni me email.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj dhe ju ftojmë të argëtoheni në faqen tonë!

10/11/2026

Pllakat janë ajo që shohim, por ajo që ndodhet poshtë tyre është po aq e rëndësishme!

💧 Hidroizolimi, ngjitësi, masa për fugim dhe silikoni – secili produkt ka rolin e vet në vendosjen e pllakave të qeramikës, nga hapi i parë deri te ai i fundit.

Një sistem. Zgjidhje e plotë. ✅

06/11/2026

Termoizolim më i shpejtë, montim më i thjeshtë!

CERESIT CT 84 Express Plus është ngjitës poliuretani (PU), i dedikuar për ngjitjen e pllakave EPS dhe të lesh*t të gurit në sistemet Ceresit Ceretherm ETICS.
Është i përshtatshëm si për ndërtimet e reja, ashtu edhe për rinovimin e termoizolimit.

📐 Deri në 15 m² gjatë termoizolimit të themeleve*
📐 Deri në 12 m² gjatë montimit të sistemit ETICS*
*Varet nga mënyra e aplikimit.

https://bit.ly/ct-84-express-plus__

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një projekt të veçantë.Gjatë realizimit të tij janë përdorur edhe produktet Ceresit CT 8...
04/11/2026

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një projekt të veçantë.
Gjatë realizimit të tij janë përdorur edhe produktet Ceresit CT 83, CT 325, CT 16 dhe CT 60.

Në bashkëpunim me kompaninë zbatuese, sistemet Ceresit kanë kontribuar në realizimin cilësor të projektit dhe në një përfundim që ndërthur besueshmërinë dhe estetikën.

Vazhdojmë të !

Vjeshta nuk është koha kur projektet ndalen – freskia dhe temperaturat më të ulëta sjellin motivim të ri, ndërsa moti i ...
27/10/2026

Vjeshta nuk është koha kur projektet ndalen – freskia dhe temperaturat më të ulëta sjellin motivim të ri, ndërsa moti i mirë ende ofron mundësinë për t’i përfunduar të gjitha punët në kohë! 🍂💪

Kështu punuan mjeshtrit tanë gjatë muajit shtator.

Çfarë e bën të veçantë suvanë tonë të përforcuar me fibra? 💪Fibrat e bazaltit, të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme, ...
26/10/2026

Çfarë e bën të veçantë suvanë tonë të përforcuar me fibra? 💪

Fibrat e bazaltit, të shpërndara në mënyrë të njëtrajtshme, përforcojnë strukturën e suvasë dhe ndihmojnë në kapërcimin e mikroçarjeve.

Në këtë mënyrë, ato kufizojnë përhapjen e tyre dhe ngadalësojnë zhvillimin e mëtejshëm të çarjeve.

Rezultati? Qëndrueshmëri afatgjatë dhe besueshmëri e suvasë. ✔️

https://bit.ly/Ceresit_Fibre__Force_

Një mjeshtër i vërtetë kujdeset për cilësinë e çdo projekti, por edhe për ndikimin e tij në mjedis. ♻️Ngjitësi për pllak...
23/10/2026

Një mjeshtër i vërtetë kujdeset për cilësinë e çdo projekti, por edhe për ndikimin e tij në mjedis. ♻️

Ngjitësi për pllaka Ceresit CM 16 ka edhe një avantazh të madh: përmban çimento me emetime të reduktuara të CO₂ (CEM II).

Përdorimi i 10 thasëve CM 16 gjeneron 11,5 kg më pak CO₂ krahasuar me çimenton standarde.*

Ngjitje e besueshme për punime cilësore, me ndikim më të ulët në mjedis.

Përdorni CM 16? Ndani përvojën tuaj në komente ose na tregoni cili është produkti juaj i preferuar Ceresit me emetime të reduktuara të CO₂.

*Analiza e ciklit të jetës nga fillimi deri në daljen nga fabrika (Cradle to Gate) e prodhuesit të çimentos, sipas EPD-së: emetimet e CO₂ janë 3% deri në 42% më të ulëta, në varësi të impiantit të prodhimit. Llogaritjet bazohen në të dhënat e vitit 2025.

Mos lejoni që sipërfaqet e vështira t’ju ngadalësojnë. 💪Astar-i Ceresit CN 94 mundëson përgatitjen e besueshme të sipërf...
16/10/2026

Mos lejoni që sipërfaqet e vështira t’ju ngadalësojnë. 💪

Astar-i Ceresit CN 94 mundëson përgatitjen e besueshme të sipërfaqes falë aftësisë për të krijuar një lidhje të qëndrueshme midis shtresave dhe kohës së zgjatur të punimit.

Është ideal si astar për:
✅ ngjitësit e pllakave,
✅ masat vetëniveluese dhe
✅ sistemet e hidroizolimit.

https://bit.ly/Ceresit_CN_94____

Formula e re ka mbërritur!Gjenerata e re e masës së fugimit për profesionistë, me teknologji që ofron: ✅ më shumë kontro...
09/10/2026

Formula e re ka mbërritur!

Gjenerata e re e masës së fugimit për profesionistë, me teknologji që ofron:
✅ më shumë kontroll,
✅ punë më të lehtë dhe
✅ rezultate të besueshme.

CE 40 PLUS kombinon përpunueshmëri të shkëlqyer deri në +40°C, konsistencë kremoze dhe deri në 60 minuta kohë pune.

Me ngjyra të qëndrueshme dhe të njëtrajtshme, përfundim të lëmuar dhe absorbim të reduktuar të ujit, ofron një rezultat që vërehet!

CERESIT CE 40 PLUS – masë e fugimit e gatshme për projektin tuaj të radhës.
https://bit.ly/CE40PLUS

07/10/2026

Ngjyrat ndryshojnë. Projektet marrin formën e tyre. 🍂

Me ardhjen e vjeshtës, kantieret hyjnë në një nga periudhat më produktive të vitit – një kohë kur planet shndërrohen në rezultate konkrete dhe përparimi bëhet i dukshëm.

Hyjmë në sezonin e punimeve përfundimtare dhe të avancimit të projekteve për të cilat jeni krenarë.

Së bashku, jemi të gatshëm për një vjeshtë produktive dhe për projekte që lënë gjurmë edhe shumë kohë pasi gjethet të kenë rënë. 🍂

06/10/2026

Këtë vit, Henkel feston 150 vjetorin, ndërsa Ceresit ka qenë pjesë e kësaj historie për më shumë se 120 vjet, duke u rritur së bashku me Henkel dhe duke kontribuar në projekte ndërtimore në mbarë botën.

Në këtë video, veçojmë disa nga projektet referente të Ceresit, të cilat tregojnë më së miri se deri ku kemi arritur dhe sa shumë mund të ndërtojmë ende së bashku.


Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ceresit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ceresit:

Shortcuts

Share