ER Places & Recipes

  • Home
  • ER Places & Recipes

ER Places & Recipes Welcome to ER Places & Recipes!🌿
I'm here to share my recipes in 🇦🇱🇲🇰🇺🇸, favorite restaurants and cozy coffee shops.

Follow for mouth-watering restaurant reviews, delightful coffee shop finds, and step-by-step recipes. 💕

18/06/2026

Délice, Old Bazaae, Skopje📍
Dèlice (Delis) 🌸

Në zemër të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, Délice është një vend që të rrëmben që në momentin e parë me atmosferën elegante dhe ambientin e ngrohtë, që të bën të ndihesh sikur je në një pastiçeri të vogël franceze. 🌸☕

Këtu mund t’i gjeni disa nga ëmbëlsirat më të mira në Çarshinë e Vjetër. Ndër krijimet më të veçanta është padyshim Ispahan – një ëmbëlsirë me prezantim unik dhe shije jashtëzakonisht të freskët, perfekte për ditët e verës. Kombinimi i trëndafilit, mjedrës dhe lychee krijon një harmoni shijesh që e bën çdo kafshatë të veçantë. 🌹🍓

Një tjetër specialitet është San Sebastian Cheesecake, i shoqëruar me çokollatë 100%, i cili pa dyshim renditet ndër më të mirët që kam provuar. Pa e harruar edhe Lotus Cheesecake, që ka një shije tepër të mirë. 🍰

Përtej ëmbëlsirave, Délice ofron edhe një përvojë të plotë me kafe dhe çaj cilësor, në një ambient që të fton të relaksohesh dhe të shijosh momentin. ☕✨

Nëse jeni në kërkim të një vendi me atmosferë të veçantë, ëmbëlsira të jashtëzakonshme dhe një përvojë që ia vlen të përsëritet, Délice është një adresë që duhet ta vizitoni patjetër. 💐✨

12/06/2026

Magnolia me Qershi🍒

Një ëmbëlsirë e lehtë, kremoze dhe plot shije, e kombinuar me freskinë e qershijave. Perfekte për ditët e verës, për mysafirë apo thjesht kur dëshironi diçka të ëmbël dhe elegante.

Përbërësit

Për kremin

* 1 litër qumësht
* 1 gotë sheqer
* 3 lugë gjelle miell
* 2 lugë gjelle niseshte
* 1 pako vanilje
* 1 qese krem pana pluhur
* 100 ml pana e ëmbël

Për reçelin e qershisë

* 350 g qershi
* 2 lugë gjelle sheqer
* 1 lugë gjelle sheqer pluhur
* 1 gotë ujë

Për trashjen e reçelit:

* 1 lugë gjelle niseshte
* 1 gotë ujë

Për bazën

* Biskota të bluara

Përgatitja

1. Përgatitja e kremit

Në një tenxhere shtoni qumështin, sheqerin, miellin, niseshten dhe vaniljen. Përziejini mirë dhe ziejini në temperaturë mesatare duke i trazuar vazhdimisht derisa masa të trashet dhe të marrë konsistencën e pudingut.

Lëreni kremin të ftohet për rreth 15 minuta në temperaturë dhome. Më pas shtoni kremin pana pluhur dhe përziejeni me mikser. Shtoni edhe panën e ëmbël dhe vazhdoni rrahjen derisa të përftoni një krem të butë dhe homogjen.

2. Përgatitja e reçelit të qershijave

Në një tigan vendosni qersh*të, 2 lugët e sheqerit, 1 lugë sheqer pluhur dhe 1 gotë ujë. Ziejini në temperaturë mesatare derisa qersh*të të zbuten dhe të krijohet një salcë e pasur me aromë.

Në një enë të veçantë përzieni 1 lugë gjelle niseshte me 1 gotë ujë të ftohtë derisa të tretet plotësisht. Shtojeni këtë përzierje te qersh*të dhe vazhdoni zierjen për disa minuta, derisa reçeli të trashet. Lëreni të ftohet pak.

3. Montimi i ëmbëlsirës

Në gotat e servirjes vendosni një shtresë me biskota të bluara dhe shtypini lehtë me fundin e një gote që të formohet baza.

Shtoni sipër kremin e përgatitur. Gotat lërini në temperaturë dhome për rreth 30 minuta. Gjatë kësaj kohe përgatitni reçelin e qershijave.

Pasi reçeli të jetë gati dhe të jetë ftohur pak, vendoseni sipër kremit. Shërbejeni të ftohtë dhe dekorojeni sipas dëshirës.

✨ Ju bëftë mirë!

09/06/2026

📍.bakery 🥨🥐🍪Shkup-Skopje📍

Brūme, Skopje📍

A ka diçka më të mirë se aroma e bukës së freskët që sapo ka dalë furra? Nëse edhe ju i pëlqeni brumërave si unë, atëherë duhet ta vizitoni patjetër Brũme, në Çair.

Këtu gjithçka përgatitet vazhdimisht gjatë ditës, që do të thotë se çdo produkt që provoni është i freskët dhe plot shije. Përveç specialiteteve të shumta, në Brũme përgatiten edhe lloje të ndryshme buke, nga ato klasike deri te bukët dietale dhe ato me fara.

Qoftë për mëngjes apo për një pauzë të shkurtër gjatë ditës, mund të shijoni sanduiçe të ftohta, simite të freskëta, gjevrekë krokantë, burek të ngrohtë dhe shumë produkte të tjera që dalin vazhdimisht nga furra.

E për ata që e duan diçka të ëmbël, mos i humbisni Dubai kroasanin, cookies-at, gurabijat, trileçen dhe ëmbëlsirat me fëstëk, si dhe shumë të tjera.

Mund të uleni në ambientin e tyre të këndshëm dhe të shijoni një gjevrek apo simite të ngrohtë me një çaj.

Brũme – vendi ku aroma të fton të hysh, ndërsa shija të bën të rikthehesh.

05/06/2026

Pogaçe të Shpejta me Djathë – Gati për 15 Minuta!

Këto pogaçe janë perfekte për mëngjes, me një filxhan çaj ose kur ke mysafirë të papritur. Të buta brenda, të arta sipër dhe super të lehta për t’u përgatitur! ✨

Përbërësit:

* 2 vezë
* 250 gr kos
* 120 ml vaj
* 150 gr djathë i grimcuar
* Majdanoz i freskët i grirë
* 500–600 gr miell (filloni me 500 gr dhe shtoni sipas nevojës)
* 1 pako pluhur pjekës (peciv)
* 1 lugë çaji kripë (ose sipas shijes)

Për lyerje:

* 1 e verdhë veze
* Susam

Përgatitja:

1. Në një enë të madhe rrihni mirë vezët me kosin.
2. Shtoni vajin dhe përziejini.
3. Hidhni djathin e grimcuar dhe majdanozin e freskët.
4. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën. Punojeni derisa të formohet një brumë mesatarisht i butë.
5. Lyeni duart me pak vaj dhe formoni pogaçet sipas dëshirës.
6. Vendosini në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje.
7. Lyejini sipër me të verdhën e vezës dhe spërkatini me susam.
8. Ngrohni furrën në 220°C për rreth 5 minuta dhe piqini për 15–20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

28/05/2026

.restaurant 🐠

📍Mr.Fisher, Prishtina, Kosova📍

A e keni imagjinuar ndonjëherë të darkoni në një botë nënujore? 🌊🐟

Në Prishtinë ndodhet një nga restorantet më unikë… Mr. Fisher, me akuarium gjigant që të jep ndjesinë sikur po darkon mes peshqve që notojnë rreth teje.

Që në momentin që hyn brenda, atmosfera të mahnit dhe e kupton pse ky vend është kaq special.

Fillova me sallatë me fruta deti, Caesar sallatë me mish p**e dhe fileto salmoni me shije delikate dhe të përgatitur me finese.

Më pas provova p… biftekun me salcë tartufo dhe fileton e peshkut me perime, të cilat ishin te gatuara ne menyre perfekte.

Nga ambienti unik, te ushqimi dhe eksperienca… gjithçka këtu kalon pa e kuptuar kohën.

Nëse kërkoni një vend per nje darkë speciale apo një eksperiencë ndryshe në Prishtinë… Mr. Fisher është vendi që duhet me patjeter ta vizitoni. ✨

21/05/2026

Ëmbëlsirë pa Pjekje me Fruta Mali 🍓🫐😍

Një ëmbëlsirë super kremoze, freskuese dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur. Perfekte për ditët kur doni diçka të shijshme pa ndezur furrën! 🤍🍫

Përbërësit

Për bazën:

* 370 gr biskota
* 1.5 L qumësht
* 3 pudingë me shije fruta mali
* 1 gotë sheqer (ose sipas shijes)
* Mjedra të ngrira, të grimcuara

Për shtresën e bardhë:

* 200 gr çokollatë e bardhë për gatim
* 1 gotë Hopla (whipping cream)

Për dekor:

* Nesquik
* Çokollatë për gatim e grirë në rende

Përgatitja

Fillimisht përgatisim pudingun. Në një tenxhere hedhim qumështin, pudingun dhe sheqerin. I ziejmë në temperaturë mesatare duke i përzier vazhdimisht derisa masa të trashet dhe të bëhet kremoze.

Në një tepsi rendisim:

* një shtresë biskotash
* një shtresë pudingu
* mjedra të ngrira të grimcuara

Më pas vazhdojmë me:

* shtresë biskotash
* shtresë pudingu

Dhe në fund:

* shtresë biskotash
* shtresë pudingu

E lëmë ëmbëlsirën në temperaturë dhome për rreth 20 minuta.

Shtresa e bardhë 🤍

Në temperaturë të ulët shkrijmë Hopla-n bashkë me çokollatën e bardhë duke i përzier vazhdimisht derisa të krijohet një krem i lëmuar.

Këtë shtresë e hedhim sipër ëmbëlsirës.

Pasi të ftohet, e dekorojmë me:

* Nesquik
* Çokollatë të grirë në rende

E vendosim në frigorifer për të paktën 3 orë, ose akoma më mirë gjatë natës.

Super freskuese, e butë dhe shumë e shijshme! 😍
Nëse e provoni, ju bëftë mirë! 🍓🤍

14/05/2026

📍
Riverside Garden, Saraj, Skopje📍

Vera po afrohet, dhe nëse po kërkoni një vend të bukur me atmosferë relaksuese, atëherë Riverside Garden në Saraj është zgjedhja ideale. 🌿✨

Mes gjelbërimit dhe freskisë së lumit Treska, mund të relaksoheni në lazy bags duke shijuar natyrën dhe koktejet freskuese.

Unë provova salmonin, dhe çdo shije në tavolinë ishte e veçantë. Jo vetëm ushqimi i mrekullueshëm, por edhe freskia që vinte nga lumi e bënte eksperiencën akoma më të bukur.

Një ambient perfekt për t’u larguar nga zhurma e përditshme dhe për të kaluar momente të qeta me familjen apo shoqërinë.

Riverside Garden ka menduar edhe për më të vegjlit, duke ofruar një kënd të bukur dhe të sigurt me lodra për fëmijë, ku ata mund të luajnë dhe të argëtohen pa u mërzitur.

Prandaj, nëse dëshironi një vend ku mund të kaloni momente të bukura dhe relaksuese, si dhe të shijoni ushqim të shijshëm, atëherë Riverside Garden ju pret. 🌊🌱

04/05/2026

Simita me sallam p**e dhe kaçkavall që shkrihen në gojë 😋

Përbërësit:

* 400 ml qumësht i vakët
* 10 g maja buke
* 1 lugë gjelle sheqer
* 200 ml vaj
* 1 vezë
* 1 lugë gjelle kripë
* 800–900 g miell

Për lyerje:

* 1 e verdhë veze
* Pak qumësht
* Fara kim

Për mbushje:

* Sallam p**e
* Kaçkavall

Përgatitja:

Në një enë hedhim qumështin e vakët, majanë e bukës dhe sheqerin. I përziejmë mirë dhe i lëmë për disa minuta derisa të aktivizohen.

Shtojmë vajin, vezën dhe kripën, pastaj gradualisht miellin. I përziejmë derisa të formohet një brumë mesatarisht i butë (jo shumë i butë dhe as i fortë).

Brumin e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë në temperaturë dhome për rreth 1 orë, ose derisa të dyfishojë vëllimin.

Pasi brumi të jetë gati, e ndajmë në 20 toptha të barabartë. I vendosim në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje dhe i lëmë të pushojnë edhe 20 minuta.

Më pas, me anë të një gote i shtypim në mes, vendosim brenda sallam p**e dhe kaçkavall. Anët i lyejmë me përzierjen e të verdhës së vezës dhe pak qumësht, dhe sipër hedhim fara kim.

I pjekim në furrë të parangrohur në 200°C derisa të marrin ngjyrë të artë.

Pasi të dalin nga furra, i mbulojmë për 10 minuta dhe janë gati për t’u shërbyer.

Janë jashtëzakonisht të buta dhe shumë të shijshme.
Nëse e provoni këtë recetë, ju bëftë mirë! 😊

13/04/2026

Istanbul, Türkiye 📍🇹🇷

Istanbul is a city that captivates you with its beauty and rich history, where Europe and Asia meet to create a unique kind of magic. Every street, every building, and every view over the Bosphorus tells stories of the past and new emotions. From its grand architecture to its vibrant energy, Istanbul is not just a destination, but an experience that stays with you. 🇹🇷✨

̇ye

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ER Places & Recipes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

  • Want your business to be the top-listed Home Improvement Business?

Share