09/07/2024
NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI PËR
RISHIKIMIN E PLANIT TË PËRGJITHSHËM VENDOR !
📌Bazuar në ligjin nr. 107/2014, "Për planifikimin dhe zhvillimin e Territorit", të ndryshuar, VKM nr. 686/2017, "Për miratimin e rregullores së Planifikimit të Territorit", të ndryshuar, VKM nr. 408/2015, "Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit", të ndryshuar, si dhe referuar dinamikave të zhvillimit të qytetit, Bashkia Përmet ka vendosur të ndërmarrë nismën për rishikimin e 📝Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Përmet, i miratuar me Vendimin nr. 3 të KKT, datë 10.6.2020 i gjendur në linkun:👇
https://planifikimi.gov.al/index.php?eID=dumpFile&t=f&f=5728&token=2e2b7d44fc27ef15ce42a5c4e65c600050409862
📍Për këtë qëllim, janë të mirëpritur qytetarët që kanë sugjerime apo kërkesa për të zhvilluar pronat e tyre ndryshe nga çfarë parashikojnë pasaportat aktuale, si dhe profesionistët dhe bizneset që duan të sugjerojnë dhe ndajnë mendimet mbi zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit.
⌛️Afati për depozitimin e kërkesave pranë Bashkisë, kërkesa të cilat duhet të jenë të shoqëruara me dokumentacionin e pronës (në rastet e zhvillimeve private) 📑ose plane fizibiliteti (në rastet e zhvillimeve në makro) 📁dhe me arsyetimet përkatëse për ndryshimet e kërkuara, është deri më 🗓️datë 6.9.2024.
➡️Për sqarime dhe orientime të mëtejshme, mund të drejtoheni pranë zyrës me një ndalesë në katin I . ℹ️
🔜Në vijim do të publikohen edhe 🗓️datat për dëgjesat paraprake publike🗣️ që do të mbahen në këtë kuadër.