26/05/2026
Drita nuk është vetëm funksion, është përjetimi që i jep jetë çdo hapësire të jashtme. ✨
Nga ndriçimi i plansistemimit dhe gjelbërimit, tek fasadat, shtigjet apo zonat e pushimit, çdo detaj ndikon në mënyrën si përjetohet hapësira gjatë mbrëmjes.
Në këndin tonë të ri outdoor kemi sjellë disa nga zgjidhjet më të kuruara për të eksploruar nga afër efektin, estetikën dhe performancën e ndriçimit në ambiente të jashtme.
Ju mirëpresim pranë Studio Luce për të zbuluar koleksionet outdoor, për të parë aplikimet dhe për të konsultuar projektet tuaja me ekipin tonë.