03/10/2014
EZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Kurban Bajrami është një ndër dy festat e
besimtarëve myslimanë krahas Fitër Bajramit.
Në këtë ditë bëhet kurban për hir të Zotit dhe
mishi u dhurohet të varfërve. Në thelb, kjo
festë është përkujtim dhe ripërtëritje e aktit të
Profetit Ibrahim, të konsideruar “baba i
profetëve”, i cili u tregua i gatshëm të
sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga një urdhër i
Zotit përcjellë në ëndërr. As Ibrahimi e as djali i
tij, sipas burimeve hyjnore, nuk e vunë në
dyshim dhe në diskutim urdhrin e Zotit, duke
pasur një nënshtrim të plotë, provë e besimit
dhe e devotshmërisë së tyre. Por, në momentin
kur profeti Ibrahim do të sakrifikonte djalin e
tij, Ismail, nga Zoti i vjen urdhri për ta ndalur
dorën, duke i dhuruar një dash, që më pas u bë
kurban për hir të Zotit.
Nga kjo ndodhi, besimtarët përftojnë urtësinë e
zbatimit të urdhrave hyjnorë, pa devijuar prej
tyre me arsyetime sofistike dhe ky është
tregues i një devotshmërie të thellë. Vlerë dhe
urtësi tjetër e Kurban Bajramit është nxitja për
dhurim dhe ndihmë ndaj atyre që janë në
varfëri e në gjendje të rëndë ekonomike, si dhe
forcimi i raporteve miqësore dhe familjare mes
besimtarëve. Po kështu, Kurbani ka edhe vlerën
e falënderimit të Zotit për furnizim nga dhuntitë
e Tij.