25/03/2026
Ekipi i RCON-AL [pjesë e kompanisë RUMMING] dëshiron të shprehë falënderimet e tij të sinqerta ndaj «Naftemporiki naftemporiki.gr » dhe gazetës Gazeta Diaspora Shqiptare për publikimin dhe ripublikimin e intervistës së CEO-s tonë, z. Panajot Rumi [ Panagiotis Rumis ]
Pasqyrimi i çështjeve që lidhen me zhvillimet bashkëkohore gjeoekonomike, sipërmarrjen dhe bashkëpunimin ndërkufitar Shqipëri – Greqi kontribuon ndjeshëm në forcimin e dialogut dhe në krijimin e perspektivave të reja për bizneset në rajon.
Shoqata Greko-Shqiptare Industriale, Tregtare dhe Profesionale me seli në Athinë Ελληνοαλβανικό Βιομηχανικό Εμπορικό και Επαγγελματικό Σωματείο , është nje institucion i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimeve të forta dhe në forcimin e lidhjeve sipërmarrëse ndërmjet dy vendeve.
Intervista/ Panajot Rumi: Shqipëria dhe Greqia po forcojnë lidhjet ekonomike
Panagiotis Rumis
Në një kohë kur zhvillimet gjeoekonomike dhe tensionet ndërkombëtare po ndikojnë drejtpërdrejt në klimën e biznesit global, sfidat dhe mundësitë për tregjet rajonale marrin një rëndësi të veçantë. Në këtë kontekst, Panagiotis K. Roumi, (Panajot Rumi) President i Shoqatës Greko-Shqiptare të Biznesit dhe drejtues i grupit RUMMING, ndan analizën e tij mbi ndikimin e situatës ndërkombëtare në vendimmarrjen e biznesit, rolin në rritje të Greqisë si destinacion investimesh dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në intervistën për emisionin “Naatemborika” të gazetarit Anesti Doka, ai ndalet te sfidat aktuale, perspektivat e zhvillimit dhe strategjitë që bizneset duhet të ndjekin në një mjedis gjithnjë e më dinamik dhe të paqëndrueshëm.