Problemi
Karburantet përbëjnë produktet më të rëndësishme që i nënshtrohen taksës së akcizës në Shqipëri dhe janë rrjedhimisht një burim shumë i rëndësishëm i të ardhurave fiskale për qeverinë. Megjithatë, nisur nga specifikat e karburanteve, kontrolli fiskal është më i vështirë për tu ushtruar nga ana e organeve shtetërore përkatëse. Në dallim nga shumë produkte të tjera të akcizës, karburantet n
uk mund të certifikohen me anë të pullave fiskale të posaçme që vërtetojnë pagesën e akcizës dhe taksave të tjera, të cilët janë të kontrollueshëm në çdo moment nga inspektorët e tatimeve/doganave. Shqipëria është një vend me një industri komplekse të karburanteve. Nga njëra anë, Shqipëria ka fushën më të madhe naftëmbajtëse kontinentale në Europë. Nga ana tjetër, përsa i përket karburanteve të rafinuara për konsum, në treg operojnë rafineritë vendase si dhe subjektet që kryejnë importin e karburanteve për tregun lokal si dhe për rieksportim, kryesisht drejt Kosovës. Rrjedhimisht, Shqipëria mbetet një vend vulnerabël përsa i përket rreziqeve të përzierjes, kontrabandës së karburanteve, cilësisë së dobët etj. Këto probleme shkaktojnë humbje kolosale fiskale për qeverinë çdo vit. Kontrabanda
Kontrabanda është një nga metodat më të përhapura për evazionin fiskal të hidrokarbureve. Në shumë vende të botës, autoritetet kombëtare të mbledhjes së taksave nuk e mbledhin dot atë dhe konsumatorët mbajnë barrën duke paguar më shumë taksa nga xhepat e tyre për të kompensuar humbjen në mbledhjen e taksave. Kontrabanda është e përhapur në vendet ku:
• Kalon një sasi e madhe karburanti, kryesisht e destinuar për eksport;
• Ekziston një mospërputhje e madhe e çmimeve të karburantit me vendet fqinje;
• Ekzistojnë subvencione apo taksa jo të njëjta për të njëjtat produkte; dhe
• Ka një kontroll vulnerabël në zinxhirin e shpërndarjes. Përzierja
Përzierja është një praktikë ku produktet me çmim më të ulët përzihen me karburantet më të shtrenjta. Produktet e përziera kanë ndikime të shumta negative ndaj automjeteve, ambientit, shëndetit publik dhe mjeteve të shpërndarjes së karburanteve. Përzierja është e përhapur në vendet ku ka naftë bruto dhe nënprodukte të saj, parafinë apo karburant avionësh të cilat përzihen shpesh me naftë dhe sh*ten me një çmim më të lartë. Një gjë e tillë ndodh në zona ku çmimet e produkteve të tilla dallojnë nga njëra tjetra dhe ku ka dallime mes taksave dhe subvencioneve për produktet e karburantit dhe solventëve. Shqipëria është një vend ku problemet e shkaktuara nga përzierjet janë të dukshme, duke reduktuar të ardhurat buxhetore dhe duke shkaktuar shumë dëme për konsumatorët dhe mjedisin. Zgjidhja
Metoda të shumta janë përdorur nga autoritetet shtetërore në përpjekje për të parandaluar tregtimin e paligjshëm të karburanteve – por këto përpjekje edhe kur kanë pasur sukses, suksesi i tyre ka qenë i dyshimtë. Kjo zgjidhje është shumë e suksesshme dhe teknologjia efikase e markimit të karburantit është vërtetuar se arrin të identifikojë përpjekjet më të sofistikuara për të falsifikuar karburantet origjinale legjitime. Markimi i Karburantit
Karburantet e ligjshme, për të cilat është paguar taksa përkatëse, markohen me një markues i cili nuk mund të kopjohet apo hiqet dhe ky markues mund të identifikohet vetëm me një analizues të dedikuar. Karburantet të cilat identifikohen nga Petromark™ si “markime jo të sakta” mund të përdoren si bazë ligjore për ndjekje ligjore nga agjensitë e zbatimit të ligjit. Proçesi
Petromark™ (markuesi) mund t’i hidhet karburanteve si manualisht ashtu dhe në mënyrë të automatizuar SIA (Sistemi Injektimit Automatik)
• Injekton Markuesin, i cili përhapet në nivel molekular tek karburanti duke garantuar nivelet e sakta të dendësisë së kërkuar/përcaktuar të markuesit në karburant për PPM (Pjesë për Milion)
• Ka një pamje të kompjuterizuar të thjeshtë për tu përdorur për marrjen e rezultateve, duke mundësuar mbikëqyrjen dhe kontrollin e sistemit.
• Mund të transmetojë vazhdimisht tek dhoma e kontrollit të dhënat e injektimit (bërjen e markimit, nivelet e autobotit dhe problemet në proces). Metoda a markimit manual dhe ajo automatik kontrollohen në mënyrë strikte dhe përmbushin nivelin e kërkuar të saktësisë. Teknologjia (Epërsitë/Avantazhet e Markuesit)
Qëndrueshmëria: Një sinergji unike, markues karburanti i pakrahasueshëm, me një histori të padiskutueshme suksesi dhe qëndrueshmërie, i fortë, i paeleminueshëm, me një analizues shumë të saktë të dedikuar. Petromark™ bazohet në teknologjinë analitike shumë të sigurtë të rrezeve X fluoreshente (XRF) e cila përdor ndërveprimin e rrezeve X me një molekulë në provës për të identifikuar përbërjen e saktë të saj dhe sasinë. Kjo metodë jo-shkatërruese dhe e cila nuk ndërhyn realizon rezultate të sakta të pakrahasueshme në mënyrë të shpejtë dhe me kosto të ulët. Markuesi ka Epërsitë/Avantazhet e mëposhtme:
• Depërton në nivel molekular, është i padukshëm dhe është e pamundur që të imitohet, hiqet, dhe/ose tjetërsohet;
• Është një markues me shumë funksione. Petromark™ markon dhe gjurmon benzinën, naftën, naftën bruto dhe atë virgjin, mazotin, derivatet e naftës, solventet, lubrifikantët dhe bio-karburantet.
• Përputhet me emetimet motorike dhe rregulloret mjedisore dhe është vërtetuar si një lëndë “jo e dëmshme” për motorët, skapamenton, dhe sistemet katalitike konvertuese;
• Nuk tjetërson karakteristikat e karburantit të markuar apo lëndëve/markuesve të tjerë që janë të pranishëm në karburant dhe nuk ndikon në rendimentin e automjetit;
• Është shumë i qëndrueshëm në karburant për një kohë shumë të gjatë;
• Është rezistent ndaj dritës, nxehtësisë, dhe kushteve të skajshmë të motit;
• Ka një jetëgjatësi të gjatë;
• Është e akredituar dhe certifikuar nga ISO.