04/22/2026
📢 NJOFTIM
Të nderuar banorë të fshatit Dujakë,
Me rastin e 23 Prillit, organizohet aktivitet përkujtimor në nder të të rënëve për liri nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Nga radhët e fshatit tonë, në këtë ditë u flijuan:
Veli Noci (1968 – 23.04.1998)
Blerim Januzaj (1968 – 23.04.1998)
🗓 Programi i aktiviteteve:
🕚 11:00 – Homazhe në Sllup
🕛 12:00 – Homazhe në Hereq
🕧 12:30 – Homazhe në Dujakë
🕜 13:30 – Zbulimi i muralit në Koshare
🕑 14:00 – Marshi
🕝 14:30 – Homazhe dhe manifestim përkujtimor në Koshare
Ftohen të gjithë ata që kanë mundësi të marrin pjesë në këtë ditë të rëndësishme, për të nderuar sakrificën e dëshmorëve tanë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të 23 Prillit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojme! 🇦🇱