FABE Architects

FABE Architects Architecture and interior design studio

Projekti i renovimit – Como, Itali 🇮🇹Objekti ekzistues, fillimisht i destinuar për banim por jo mirë i shfrytëzuar, ësht...
08/06/2026

Projekti i renovimit – Como, Itali 🇮🇹

Objekti ekzistues, fillimisht i destinuar për banim por jo mirë i shfrytëzuar, është transformuar përmes një procesi të plotë renovimi dhe riorganizimi funksional.

Duke ruajtur strukturën ekzistuese, është realizuar një riorganizim i plotë i brendshëm, duke krijuar 11 njësi banesore të mirëorganizuara, me cilësi të lartë banimi, orientim optimal dhe ndriçim natyror të bollshëm.

Ndërhyrja përfshin edhe përmirësimin e fasadës, duke i dhënë objektit një identitet të ri bashkëkohor dhe estetik më të pastër.

Një transformim nga një strukturë e pashfrytëzuar në një kompleks banesor funksional dhe modern në zemër të Comos.

New ProjectGerlafingen Switzerland 🇨🇭
06/05/2026

New Project

Gerlafingen Switzerland 🇨🇭

Shtëpia ISINjë shtëpi njëkatëshe, e zhvilluar në përdhes, e menduar si një zgjidhje e thjeshtë dhe funksionale për jetes...
22/04/2026

Shtëpia ISI

Një shtëpi njëkatëshe, e zhvilluar në përdhes, e menduar si një zgjidhje e thjeshtë dhe funksionale për jetesën e përditshme.

Projekti bazohet në vija të pastra dhe organizim racional të hapësirave, me fokus në dritën natyrale dhe lidhjen me oborrin dhe pishinën.

Zona e ditës është e hapur dhe lidhet drejtpërdrejt me jashtë, ndërsa pjesa private është tërhequr për më shumë qetësi dhe rehati.

Një qasje e thjeshtë, por e menduar mirë.

01/04/2026

Hersfeld Türme

The twin towers of Bad Hersfeld,
Germany
2025-2026

Jemi të lumtur t’ju prezantojmë projektin tonë të fundit HERSFELD TÜRME, i cili na është besuar në Bad Hersfeld, Gjerman...
03/03/2026

Jemi të lumtur t’ju prezantojmë projektin tonë të fundit HERSFELD TÜRME, i cili na është besuar në Bad Hersfeld, Gjermani. Ekipi ynë ka dhënë maksimumin për të krijuar një pikë të re reference në qytet, si dhe për të arritur një kualitet të lartë banimi, të përshtatur për nevojat e punonjësve të spitalit aty pranë. Përmes një dizajni bashkëkohor me linja të thjeshta dhe të harmonizuara mes vete, kemi synuar të krijojmë një ambient të këndshëm, funksional dhe me identitet të qartë arkitektonik për banorët.

2025-2026
Location: Bad Hersfeld, Germany.
Total area: 15,000 m².

Shtëpi Banimi IndividualeLokacioni: ShkupKlienti: I.M.Viti: 2025-2026Ky projekt ideor për shtëpi banimi individuale ësht...
30/01/2026

Shtëpi Banimi Individuale
Lokacioni: Shkup
Klienti: I.M.
Viti: 2025-2026

Ky projekt ideor për shtëpi banimi individuale është konceptuar mbi parimet e minimalizmit bashkëkohor, ku forma e pastër dhe gjeometria logjike krijojnë një arkitekturë që i reziston kohës. Minimalizmi këtu nuk është mungesë, por qartësi – më pak elemente, më shumë funksion, estetikë dhe komoditet.
Objekti është projektuar për të përmbushur në mënyrë optimale nevojat e një familjeje moderne, duke kombinuar funksionalitetin me elegancën vizuale. Hapjet e mëdha të xhamit krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë mes hapësirës së brendshme dhe asaj të jashtme, duke orientuar pamjet kryesisht nga pishina dhe jugu, për ndriçim natyral maksimal gjatë gjithë ditës.
Vetë forma arkitektonike e objektit gjeneron strehë natyrore, duke mundësuar krijimin e një verande të rehatshme dhe intime, ideale për qëndrim dhe relaksim, me pamje të drejtpërdrejtë nga oborri dhe pishina. Kjo qasje jo vetëm që rrit komoditetin, por edhe përmirëson eficiencën klimatike të objektit.

04/12/2025

Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se së bashku me ALFA Product kemi fituar vendin e 2-të në konkursin për projektimi...
02/12/2025

Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se së bashku me ALFA Product kemi fituar vendin e 2-të në konkursin për projektimin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët në Loxhë, Pejë.
Ky projekt për ne përfaqëson më shumë se arkitekturë – është një mundësi për të krijuar hapësira ku fëmijët rriten, mësojnë dhe frymëzohen çdo ditë.

Siç thotë bukur Herman Hertzberger:
“Shkollat duhet të jenë si një qytet i vogël, ku fëmijët mësojnë jo vetëm nga librat, por edhe nga njëri-tjetri dhe nga mjedisi përreth.”

Faleminderit për përkrahjen!

Villa A.M. nga FABE Architects“Villa A.M.” është një shtëpi familjare e projektuar buzë lumit Drin, ku ndertesa dhe peiz...
27/10/2025

Villa A.M. nga FABE Architects

“Villa A.M.” është një shtëpi familjare e projektuar buzë lumit Drin, ku ndertesa dhe peizazhi nderthuren ne harmoni. Druri dhe guri krijojnë një lidhje organike me mjedisin, ndërsa hapësirat e brendshme dhe të jashtme rrjedhin natyrshëm mes dritës, ujit dhe qetësisë së natyrës. Një arkitekturë e ngrohtë, e përmbajtur dhe e lidhur ngushtë me vendin ku qëndron.

-Kemi knaqesine te ju prezantojme projektin tone me te ri -Projekti ynë për Qendrën e Panaireve dhe Kongreseve në Podgor...
07/10/2025

-Kemi knaqesine te ju prezantojme projektin tone me te ri -

Projekti ynë për Qendrën e Panaireve dhe Kongreseve në Podgoricë synon të ndërthurë funksionalitetin me identitetin unik arkitektonik. Ndertesa karakterizohet nga forma fluide dhe dinamike që udhëheqin natyrshëm vizitorët nëpër hapësira dhe kthina. Elementi kryesor është kulmi i gjelbër i shfrytëzueshëm, e cila shërben si hapësirë ekologjike dhe sociale, duke ofruar ambiente të jashtme për relaksim,dhe një lidhje vizuale me peizazhin përreth.

Adresse

St. Nezim Berati, Kalabri
Bad Hersfeld
10000

Öffnungszeiten

Montag 08:00 - 17:00
Dienstag 08:00 - 17:00
Mittwoch 08:00 - 17:00
Donnerstag 08:00 - 17:00
Freitag 08:00 - 17:00

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von FABE Architects erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Service Kontaktieren

Nachricht an FABE Architects senden:

Teilen