08/06/2026
Projekti i renovimit – Como, Itali 🇮🇹
Objekti ekzistues, fillimisht i destinuar për banim por jo mirë i shfrytëzuar, është transformuar përmes një procesi të plotë renovimi dhe riorganizimi funksional.
Duke ruajtur strukturën ekzistuese, është realizuar një riorganizim i plotë i brendshëm, duke krijuar 11 njësi banesore të mirëorganizuara, me cilësi të lartë banimi, orientim optimal dhe ndriçim natyror të bollshëm.
Ndërhyrja përfshin edhe përmirësimin e fasadës, duke i dhënë objektit një identitet të ri bashkëkohor dhe estetik më të pastër.
Një transformim nga një strukturë e pashfrytëzuar në një kompleks banesor funksional dhe modern në zemër të Comos.