Filatelia - Posta e Kosovës

Filatelia - Posta e Kosovës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Filatelia - Posta e Kosovës, Fushë Kosovë.

13/06/2026

Me 11 qershor 2026, me rastin e promovimit dhe lëshimit në qarkullim të emisionit filatelik "Kampionati Botëror i Futbollit 2026", ndajmë me ju intervistën e realizuar në KTV.

Promovimi u mbajt në Sheshin "Zahir Pajaziti", në afërsi të Zyrës Postare nr. 5 në Prishtinë, duke sjellë frymën e kampionatit botëror edhe përmes filatelisë kosovare.

Falënderim i veçantë për KTV për mbështetjen e vazhdueshme mediale dhe hapësirën e dhënë në promovimin e aktiviteteve të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Bashkëpunime të tilla kontribuojnë në promovimin e filatelisë dhe afrimin e saj me publikun e gjerë.

Emisioni "Sot" - Kohavision
Posta e Kosovës
Filatelia - Posta e Kosovës
FIFA World Cup

12 Qershori - Dita e Çlirimit të Kosovës Përmes pullave postare ruajmë kujtesën e ngjarjeve që formësuan rrugëtimin tonë...
12/06/2026

12 Qershori - Dita e Çlirimit të Kosovës

Përmes pullave postare ruajmë kujtesën e ngjarjeve që formësuan rrugëtimin tonë drejt lirisë.

Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për një Kosovë të lirë dhe të pavarur dhe përgëzime të gjithë atyre që vazhdojnë ta duan dhe nderojnë vendin!

Shprehim mirënjohje ndaj të gjitha mediave, në këtë rast ndaj RTK   për ftesën dhe hapësirën mediale që vazhdimisht i of...
12/06/2026

Shprehim mirënjohje ndaj të gjitha mediave, në këtë rast ndaj RTK për ftesën dhe hapësirën mediale që vazhdimisht i ofron Filatelisë së Postës së Kosovës për të promovuar rëndësinë e pullave postare dhe për të afruar qytetarët me këtë pasuri kulturore e historike.

Posta e Kosovës më 11.06.2026 për nder të hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit - 2026 FIFA World Cup, lëshon në qarkullim postar emisionin dedikuar kësaj ngjarje sportive.

Ashtu si sporti, edhe pulla postare ka fuqinë të tejkaloj kufijtë dhe të lidhë njerëzit përmes vlerave të përbashkëta.

Në qoftë se sporti bashkon popujt në fushën e lojës, Filatelia e bën këtë përmes komunikimit, kulturës dhe historive që çdo pullë postare përcjellë në mbarë botën.










Posta e Kosovës

Video zyrtare nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).Ndiqni RTK pë...

11/06/2026

Pulla postare që bashkojnë emocionet. Letrat që lidhin botën.

Filatelia - Posta e Kosovës shënon Kampionatin Botëror të Futbollit 2026 me një emision të veçantë kushtuar pasionit që na bashkon të gjithëve.

⚽️🏆 Posta e Kosovës, me rastin e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit FIFA 2026, sot lëshoi në qarkullim postar em...
11/06/2026

⚽️🏆 Posta e Kosovës, me rastin e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit FIFA 2026, sot lëshoi në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Kampionati Botëror i Futbollit 2026”. 🌍📮

Të realizuara përmes dy pullave postare dhe një blloku filatelik, këto krijime filatelike sjellin në mënyrë simbolike emocionin, pasionin dhe frymën bashkuese që përcjell ngjarja më e madhe sportive në botë.
Përmes ngjyrave, elementeve artistike dhe simbolikës së futbollit, ky emision filatelik shndërrohet në një urë komunikimi që lidh njerëz, kultura dhe emocione përtej kufijve.

Përmes këtij emisioni, Posta e Kosovës vazhdon të dëshmojë rolin e saj në promovimin e vlerave universale përmes filatelisë, duke e kthyer pullën postare në një ambasadore të sportit, miqësisë dhe komunikimit njerëzor.

Këto pulla postare nuk janë vetëm pjesë e koleksioneve filatelike, por bartëse të kujtimeve, emocioneve dhe mesazheve që qytetarët mund t’i shkëmbejnë mes tyre në frymën e kësaj ngjarjeje globale.

FIFA World Cup 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, për herë të parë në tri shtete organizatore: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ky edicion do të hyjë në histori si kampionati i parë me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve. 🏟️🌍🇨🇦🇲🇽🇺🇸

Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe komunikimit të tyre këtë emision të veçantë filatelik, përmes të cilit emocionet e futbollit, gëzimi i garës dhe fryma bashkuese e Kampionatit Botëror të përcillen nga njëri tek tjetri, në çdo letër, kartolinë apo kujtim që udhëton nëpër botë. 📮⚽️✉️🌍























10/06/2026

A jeni gati?






Filatelia - Posta e Kosovës

🌍 Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Posta e Kosovës rikujton përkushtimin e saj në promovimin e mbrojtjes së mjedi...
05/06/2026

🌍 Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Posta e Kosovës rikujton përkushtimin e saj në promovimin e mbrojtjes së mjedisit përmes emisioneve filatelike me motive mjedisore. 🌿♻️

Përmes filatelisë, Posta e Kosovës ka kontribuar në ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe ambientit.

Ta ruajmë natyrën sot, për një të ardhme më të gjelbër nesër

🌍 Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, Posta e Kosovës rikujton përkushtimin e saj në promovimin e mbrojtjes së mjedisit përmes emisioneve filatelike me motive mjedisore. 🌿♻️

Përmes filatelisë, Posta e Kosovës ka kontribuar në ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe ambientit.

✅ Blloku filatelik “Mendo Gjelbër” u rendit në vendin e pestë në konkursin ndërkombëtar “WIPA GrandPrix 2016” për pullën më të bukur.

🌱 Ta ruajmë natyrën sot, për një të ardhme më të gjelbër nesër!

Disa emisione filatelike tregojnë histori. Disa të tjera na bëjnë t'i përjetojmë ato."Engjëjt e lirisë – Leotrimi i vogë...
04/06/2026

Disa emisione filatelike tregojnë histori. Disa të tjera na bëjnë t'i përjetojmë ato.

"Engjëjt e lirisë – Leotrimi i vogël" ishte një prej emisioneve më të ndjera që kemi realizuar, një homazh për kujtimin e Leotrimit dhe të gjithë fëmijëve viktima të luftës në Kosovë dhe kudo në botë.

Kujtesa jeton për aq kohë sa ne vazhdojmë ta ruajmë.

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Pafajshëm të Agresionit, Posta e Kosovës vë në qarkullim emision...
04/06/2026

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve Viktima të Pafajshëm të Agresionit, Posta e Kosovës vë në qarkullim emisionin filatelik “Engjëjt e Lirisë – shtatorja ‘Leotrimi i vogël’”.
Kjo ditë shërben si kujtesë globale për vuajtjet e fëmijëve të prekur nga luftërat dhe konfliktet e armatosura. Në këtë frymë, emisioni i kushtohet kujtimit të fëmijëve që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë dhe nënvizon rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike, respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe promovimit të vlerave të paqes.

Pulla postare paraqet shtatoren “Leotrimi i vogël”, kushtuar Leotrim Ahmetit, emri i të cilit është shndërruar në simbol të kujtesës për fëmijët që humbën jetën gjatë luftës në Kosovë. Përmes këtij motivi filatelik, Posta e Kosovës sjell në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe të ndërtimit të një shoqërie të bazuar në paqe, dinjitet dhe solidaritet.

Përmes filatelisë, tema dhe ngjarje me rëndësi historike e shoqërore dokumentohen dhe përcillen te brezat e ardhshëm, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe promovimin e vlerave universale.

Për realizimin e motivit filatelik është përdorur pamja e shtatores “Leotrimi i vogël”, vepër e skulptorit Sabri Behramaj, siguruar nga KK Skenderaj.

Emisioni do të jetë në qarkullim postar deri në konsumimin e plotë.
















04/06/2026

Engjëjt e lirisë - Leotrimi i vogël - 4.06.2026
Në kujtim të të gjithë fëmijëve viktima të luftës në Kosovë

4 qershor - Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Pafajshme të Agresionit

Address

Fushë Kosovë
12000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338246770

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Filatelia - Posta e Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share