02/11/2026
Me kënaqësi ju njoftojmë për fillimin e bashkëpunimit ndërmjet Creative Ceramica dhe ARKKOS Construction, për furnizimin mbi 35.000m2 me pllaka italiane me përmasa 1000 × 3000 mm, të destinuara për fasadën ventiluese të kompleksit ARKKOS në Ferizaj.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të projekteve moderne dhe cilësore në fushën e ndërtimit. Pllakat italiane, të karakterizuara nga dizajni elegant, qëndrueshmëria dhe standardet e larta teknike, do t’i japin kompleksit një pamje bashkëkohore dhe funksionalitet të avancuar.
Creative Ceramica dhe ARKKOS Construction synojnë të sjellin zgjidhje inovative, materiale cilësore dhe përkushtim profesional në çdo fazë të projektit. Besojmë se ky bashkëpunim do të kontribuojë në krijimin e një standardi të ri për ndërtimet moderne në Kosovë.
Ju falënderojmë për besimin dhe mezi presim ta shohim këtë projekt të realizuar me sukses!
Kreativiteti në shtëpinë tuaj!