23/05/2026
Me zemër të thyer dhe dhimbje të madhe, njoftojmë ndarjen nga jeta të themelueses dhe shpirtit të “Pepis Home Collection”, Ziza Ismajlaj Shevelli - e cila për më shumë se 25 vite ia kushtoi jetën, energjinë dhe dashurinë e saj këtij biznesi që u bë familje për shumë prej nesh.
Me punën e palodhur, përkushtimin dhe zemrën e saj të madhe, ajo ndërtoi jo vetëm një biznes, por edhe kujtime, besim dhe dashuri tek çdo njeri që pati fatin ta njihte dhe të punonte pranë saj.
Largimi i saj lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona, por kujtimi, mirësia dhe trashëgimia që la pas do të jetojnë përgjithmonë me ne.
Sot humbëm një grua të jashtëzakonshme, një frymëzim dhe një zemër të madhe.
U prehtë në paqe