B&B-L

B&B-L B&B-L ështe kompani e cila merret me ndertime Elektro-instalime termo-izolime te ndryshme dhe renovime te brenshme dhe te jashtme. Fasada, Gipso, Glet etj.

11/01/2026
24/12/2025

Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, pastaj me 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët e pensionistët.

Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.

Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesat e fundvitit prej 100 eurove.

Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar punën tejmase, mirëpo ne e kemi bërë të pamundurën që edhe këtë vit të sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.

Urime festat e fundvitit, dhe t’i gëzoni bashkë me familjet tuaja!

23/12/2025
23/12/2025
23/12/2025

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dje ka nënshkruar kontratën me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General për blerjen e sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkey 105mm Mobile Howitzer (MHS).

Në kontratë gjithashtu përfshihen automjete moderne të mbështetjes, pjesë rezervë, mirëmbajtja si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje.

"Me këtë blerje, ushtria jonë po kalon në një fazë tjetër zhvillimi, atë të rritjes së fuqisë së zjarrit direkt për qitje në distanca të largëta", ka thë ministri Maqedonci.

"Kjo blerje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, të aftë, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë, duke garantuar siguri më të madhe për vendin dhe stabilitet afatgjatë në rajon", ka thënë Maqedonci.

23/12/2025

Sot u nda nga jeta Shemsi Krasniqi - Shemi, një zë që ka hyrë në shtëpitë tona pa trokitur. Si vokalist i “Ilirëve”, ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës sonë dhe i dha publikut një mënyrë për ta ndjerë veten bashkë, edhe kur ishim larg.

Me interpretimin e tij, kënga u bë kujtesë dhe kujtesa u bë këngë; “Xhamadani vija-vija” u dëgjua e u këndua si shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo.

Në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për dhimbjen e humbjes. Ngushëllime për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë publikun që e deshi, sepse kur ikën një artist i tillë, pikëllimi është mbarëkombëtar.

Të gjithë ne ta nderojmë me respektin që i takon, duke e mbajtur gjallë në kujtim dhe në mirënjohje.

Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër. Ashtu do të dëgjohet përherë Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit.

U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu.

22/12/2025
22/12/2025

Address

Kosovë/32000/Klinë
Klina
32000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when B&B-L posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share