Roflex

Roflex Nderrmarja prodhuese e roletave te mbrendshme dhe te jashtme(Jalousie).Themeluar ne vitin 1994.

Ne jemi një nga ndërmarrjet më të vjetra kosovare, prej më shumë se 20 vitesh,merremi me prodhimin e perdeve, veneciane-roletave (grilave) te mbrendeshme dhe te jashtme. Gjatë kesaj kohe kemi fituar një përvojë të
madhe në zhvillimin, punimin dhe montimin e tyre. Ne sot paraqitemi përpara klientëve jo vetëm me prodhime cilësore, por edhe me një paketë të plotë që përfshin këshillim, dizajn, montim

dhe mirëmbajtje të grilave veneciane. Vendosja e grilave veneciane në pjesën e jashtme të dritares është kthyer në një domosdoshmëri pasi në radhë të parë është një investim tepër i mirë për të ardhmen për shkak të kursimit të madh të energjisë. Në të vërtetë, grilat e jashtme mund të quhen edhe “Grila të së ardhmes”. Përmes përshtatjes së këndit të lamelës (fletës) ju mund të rregulloni sipas dëshirës sasinë e dritës në mjedis. Po ashtu grilat e jashtme na mundësojnë një errësim mjaft të mirë. Grilat ofrojnë mbrojtjen e sipërfaqeve të xhamit nga nxehtësia dhe për këtë arsye, gjatë kohës së verës, hapësirat e brendshme kanë temperaturë dukshëm më të ulët. Me anë të lamelave, të cilat janë të vendosura me
kënde të drejtë dhe në largësinë përkatëse nga xhami, në dritare kalon vetëm 3 - 15 % e energjisë së nxehtësisë së rrezeve të diellit. Grilat e jashtme për shkak të përdorimit të tyre të shumanshëm, janë të përshtatshme për objekte biznesi, objekte publike, shtëpi banimi dhe apartamente private, si dhe për të gjitha objektet tjera më sipërfaqe të mëdha
xhami. Po ashtu janë mjaft të përshtatshme për mbyllje vertikale të tarracave dhe për montim të lozhave, etj.

Address

Rruga Bike Alia
Pejë
30000

Telephone

38344315542

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Roflex posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Roflex:

Share