25/09/2025
KODRA E SHERRETËVE
FIRST PLACE COMPETITION WINNER
Architects I KANNT Architects
Team | Rinor Islami, Kushtrim Hajdari, Musli Sejdiu, Liridon Beka, Bleron Igrishta, Adonis Mustafa, Rina Muçaj, Adriana Gllareva, Egzon Bajrami
Structural engineer | Haki Raqi
Location I Ferizaj
Client l Komuna Ferizaj
Year l 2023
Category l Public Park
🌳✨ Jemi të lumtur t’ju prezantojmë projektin dhe progresin në Kodrën e Sherretëve!
Ky projekt është menduar të shndërron Kodrën e Sherretëve në një park të gjelbër dhe multifunksional, me hapësira relaksi, sport dhe kulturë. Deri më tani, shumica e punimeve janë realizuar, duke i dhënë formë këtij vizioni çdo ditë e më shumë.
🌲 Pyllëzim masiv dhe gjelbërim sezonal, që e kthen parkun në një mozaik ngjyrash gjatë gjithë vitit.
🚶♀️ Shtigje shëtitjeje e rekreacioni, që ndjekin relievin natyror të kodrës dhe ofrojnë përvoja të ndryshme.
⚽ Zona sportive dhe aktivitete në natyrë, të dizajnuara për të gjitha moshat.
🎭 Amfiteatër i hapur për aktivitete kulturore, si një qendër e gjallë për komunitetin.
🏞️ Një strukturë mbi gjelbërim, e ngritur nga toka, që mundëson një pamje panoramike mbresëlënëse mbi qytetin dhe zonën përreth.
🪻 Hapësira për pushim e socializim, ku qytetarët do të gjejnë vend për qetësi dhe energji të re.
📍 Kodra e Sherretëve shumë shpejt do të bëhet një hapësirë identitare e qytetit.