29/10/2022
Konceptualizuar dhe ideuar nga AET group dhe DIEFORM
Renovimi infrastrukturor dhe artistik i tunelit të Kurrizit.
Inicuar dhe mbështetur nga Drejtoria për Kulturë.
Pas tre dekadash, Kurrizi rikthehet në referencë sa kulturore e artistike, aq edhe politike e historike. Përmes këtij projekti të
përzgjedhur si fitues nga Drejtoria për Kulturë, ne shpresojmë të aktivizojmë fragmente të kujtesës kolektive, duke ofruar një hapësirë të re aktive, të përshtatshme për gjeneratat e reja që do ta frekuentojnë tunelin e Kurrizit.
Kthimi i këtij tregimi kolektiv është fillimi i një etape të re që hap rrugë për ide kreative dhe koncepte të ndryshme artistike që do të mund të realizohen përbrenda tunelit, i cili do të ofroj një hapësirë dinamike e modulare për aktivitete kulturore e shoqërore në kryeqytet.
‘Kurrizi’ si entitet arkitektonik, ishte një vendtakim i të rinjëve dhe të rejave,të cilët në ballë të politikave shtypëse të regjimit serb në
Jugosllavi, bartën jetën sociale në margjinalitetet që lejon jeta urbane, gjegjësisht, në “nëntokë”. Karakteristikat strukturore të Kurrizit e bënin të mundur një eksperiencë ‘strehimi’ që ndonëse nuk ishte në asnjë mënyrë e fortifikuar, megjithatë krijonte një sens lirie të përmbajtur brenda mureve të lokaleve të ndryshme që e popullonin Kurrizin. Ky element ka frymëzuar konceptin e dizajnit që nga përzgjedhja e materialeve, konservimi i pjesëve të caktuara të strukturës egzistuese, e deri tek modulariteti i elementeve të dizajnit që i flet natyrës improvizuese të jetës së asaj kohe.
Faza fillestare
Projekt-propozimi për Kurrizin së pari ka filluar me një hulumtim të gjerë informativ, me c’rast kemi patur mundësinë të bisedojme dhe të shkëmbejmë njohuri me filozof, sociolog, artist e pjesëtar të shoqërisë civile që kanë qenë aktiv gjatë kohës së artë të Kurrizit. Ky proces ka ndihmuar shumë fazën fllestare siç është koncepti i projektit me dy shtylla kryesore ideore: rezistenca kolektive pasive që e karakterizon aktivitetin e të rinjëve të asaj kohe si dhe shpresa për liri.
Faktorët kryesor për trajtim
Si pika kyqe që vazhojnë te jenë ende shqetësime konsistente për qytetarët e Prishtinës vecanërisht qytetarët e Dardanisë,si: Rrjeti rrugor, Instalimet Elektrike, Ventilimi dhe Kanalizimi janë trajtuar në mënyrë specifike në diskutime e sipër me inxhinier të specializuar të këtyre fushave. Ata ndihmuan duke dhënë zgjidhje adekuate për të eliminuar parregullsitë infrastrukturore të Kurrizit përkrahë zgjidhjes arkitektonike dhe estetike të Kurrizit.
Rrjeti rrugor
Projekt-propozimi, duke larguar erërat e pakëndshme përmes sistemit modern të ventilimit dhe rritur fuqinë e ndriçimit publik në parametra optimal, kësaj hapësire i jep mundësi shfrytëzimi jo vetëm nga ana e automjeteve motorike por edhe nga shfrytëzuesit tjerë të rrugës, sikurse nga ana e këmbësorëve dhe biçikletave, duke u krijuar sidomos këtyre të fundit mundësi më të lehtë të çasjes në të dy anët e rrugës dhe sigurisht duke inkurajuar përdorimin e biçikletave përmes një komunikimi më të lehtë me shtegun aktual të biçikletave në lagjen “Dardania”.
Automjetet motorike do të mund të lëvizin vetëm në një kah të lëvizjes nga objekti kryesor i PTK-së në drejtim të shesh*t “Bill Clinton”.
Ngasësit e automjeteve të cilët do të shfrytëzojnë këtë rrugë do të jenë të udhëzuar nga një sistem adekuat i sinjalizimit, përmes të cilit mundësohet një ngasje e qetë në atë zonë. Padyshim, ky ndryshim i lëvizjes së automjeteve do të ketë ndikim edhe në rrjetin e rrugëve përreth zonës, përfshirë edhe alternativat kur do të mbyllet qarkullimi dhe të përdoret për qëllime të organizimeve të ndryshme. Ndikimet në rrugët përreth nuk parashohin ndryshime të mëdha në strukturën e tyre por vetëm në riorientimin e tyre përmes sinjalizimit rrugor, duke krijuar njëkohësisht mundësi lëvizje të lirë dhe arritje në të gjitha
destinacionet e dëshiruara për banorët e lagjes “Dardania” dhe duke “dekurajuar” ngasësit tjerë të cilët këto rrugë do t’i përdornin si rrugë tranzite, njëkohësisht duke mos ja mohuar askujt këtë të drejtë.
Propozimi i lartëpërmendur për qarkullimin dhe mbarëvajtjen e komunikacionit në rrugën dy kahëshe të tunelit për momentin është vetëm projekt ideor ku në hapat në vazhdim në bashkëpunim me komunën dhe ministrinë e infrastrukturës do të analizohet dhe organizohet edhe ky faktorë.
Instalimet elektrike
Renovimi i instalimeve elektrike do të përfshijë një numër masash me qëllim që instalimet të jenë kualitative dhe të qëndrueshme për shfrytëzuesit e tunelit dhe kompleksit në tërësi. Instalimet elektrike të tunelit do të kryhen sipas Direktivës 20 04/54/EC të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian për kërkesat minimale të sigurisë për tunele dhe standarteve dhe normave aktuale ndërtimore në fuqi për objektet publike.
Projekti parasheh: Furnizimin me energji elektrike për aktivitet e sh*tjes dhe hotelierisë, për nevojat e eventeve kulturore (koncerte, ekspozita, tubimet e ndryshme, etj…), ndriçimi i rrugës së automjeteve, ndriçimi i shëtitores, ndriçimi i mureve dhe shtyllave, ndriçimi për efekte të ndryshme artistike (RGB), ndriçimi emergjent i sigurisë (antipanik dhe orientues), instalimet elektrike të sigurisë: alarmet e zjarrit, videot-mbikqyrja me kamera (CCTV), sistemi i adresimit publik me altoparlanta. Me qëllim të efiçencës së energjisë të gjitha ndriçuesit do të jenë LED të teknologjive më të fundit.
Ventilimi
Projekt-propozimi për ventilimin e tunelit parasheh vendosjen e ventilatorëve JET SYSTEM, sistem ventilimi për lokalet që ndodhen nën Kurriz (lokalet gastronomike kërkojnë ventilim më të fortë nga lokalet tjera) nga ana jugore dhe veriore. Në lokale është paraparë furnizimi me ajër të freskët dhe nxjerrja e ajrit të ndotur, përmes rekuperatorëve.
Nxjerrja e ajrit jashtë bëhet në pikën më të lartë të objektit banesor në kompleksin e tunelit (në lartësi 30m), jo si më parë. Më parë nxjerrja e ajrit nga lokalet është bërë drejtpërdrejtë në tunel dhe sistemi i ventilimit të tualeteve që janë në këto lokale. Këto tri sisteme janë të pavarura në mes veti. Poashtu gjatë projektimit është marrë në konsideratë zhurma që shkaktojnë ventilatorët si dhe efiçenca e energjisë.
Kanalizimi
Rrjeti i Ujërave Atmosferik bazuar në gjendjen faktike, të gjitha ujërat e shiut që vijnë nga pjesa e epërme, gjegjësisht nga platoja e Kurrizit (pjesa mbi tunel), shkarkohen përgjatë tërë aksit rrugor të tunelit të Kurrizit, deri në daljet e tij. Me rrjetin e kanalizimit atmosferik menaxhon dhe mirëmban Komuna e Prishtinës, andaj edhe për evitimin e kësaj dukurie, përmes një menaxhimi tëmirëfillët, planifikohet rrjeti i ri i kanalizimit atmosferik deri në dalje të Kurrizit. Përmes analizave në projektin kryesor, të gjitha ujërat që vijnë nga pjesa e platos së Kurrizit edhe ato të cilat vijnë nga 4 qasjet e tunelit, planifikohet që të bëhet shkarkohen në rrjetin e kanalizimit atmosferik.
‘‘…tanimë nuk është rasti ‘drita në fund të tunelit’ por drita është në