09/06/2026
Në fund të muajit maj, organizuam një ngjarje të veçantë për partnerët tanë të biznesit, për të lansuar katalogun e ri të ngjyrave dhe për të prezantuar inovacionet tona më të fundit në sh*tje dhe teknologji. 🤝
Ngjarja mblodhi mbi 150 partnerë – duke përfshirë sh*tës me pakicë, operatorë të sistemit JUMIX, arkitektë dhe dizajnerë të enterierit – të cilët e ndoqën të gjithë programin me entuziazëm të madh. 🥰
Vëmendje e veçantë iu kushtua katalogut të ri të ngjyrave JUB Home of Colours, prezantimin e të cilit e bëri Z. Janez Tušek Drejtor i Marketingut për segmentin JUMIX i cili gjithashtu foli për trendet e fundit rreth ngjyrave të brendshme dhe të jashtme, duke sjellë inspirim për krijimin e ambienteve unike me nuanca moderne. 🎨 Kryefjala e mbrëmjes ishte prezantimi i tabelës interaktive me Inteligjencë Artificiale (AI), e cila zgjoi interes të jashtëzakonshëm për analizat personale të ngjyrave. ✨
Për të pranishmit u organizua edhe një lojë shpërblyese, duke sjellë edhe më shumë gjallëri e emocione në këtë festë! 🎁
Kjo ngjarje e rëndësishme u nderua gjithashtu me praninë e mysafirëve tanë të çmuar: Znj. Jelka Slatinšek – Drejtoreshë e Marketingut në JUB Group, Znj. Milena Radenković – Përfaqësuese nga Ambasada e Sllovenisë, dhe u moderua nga aktorja e njohur Xhejlane Tërbunja.
Faleminderit të gjithë partnerëve për besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm! 🤝