Një përkufizim më i gjërë do të përfshinte në qëllimet e saj projektimin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makronivel me planifikimin e qyteteve dhe projektimin urbanistik deri tek mikroniveli i mobiljeve. Zakonisht projektimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe estetikën e përdoruesit. Arkitektura shpesh merret me përpunimin e hapësirës,
vëllimit, formës, dritës, hijes, dhe elemnteve abstrakte për të arritur një përfundim estetik. Kjo gjë e dallon arkitekturën prej shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë, të cilat përqëndrohen më shumë në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit, sesa në estetikën e tij. Sipas punëve më të lashta për subjektin e arkitekturës, të Vitruviusit në De Architectura, një ndërtesë e mirë duhet të tregojë "Bukuri" ,"Fortësi" , dhe "Funksionalitet"; arkitektura mund të themi është një barazpeshë dhe bashkërenditje e këtyre tre elementeve, dhe asnjëri nga të tre nuk duhet të jetë më i fuqishëm se dy të tjerët. Përkufizimi i kohëve moderne e sheh arkitekturën si një ndërthurje të estetikës, strukturës dhe funksionit. Sidoqoftë nga një pikëpamje tjetër, vetë funksioni përmbledh të tre kriteret duke përfshirë ato estetike dhe psikologjike. Arkitektura është ë lidhur me shumë disiplina duke përfshirë matematikën, shkencën, artin, teknologjinë, Shkencat shoqërore, politikën, historinë, filozofinë e të tjera. Me fjalët e In Vitruvius' - it, "Arkitektura është një shkencë që lind nga shumë shkenca dhe përmirsohet me anë të edukimit: me ndihmën e të cilit një gjykim formohet mbi punën e arteve të tjera". Ai shton se një arkitekt i mirë duhet të ketë dijeni të mjaftueshme edhe në fusha si muzika, astronomia, etj. Filozofia është një fushë mjaft e parapëlqyer dhe e rëndësishme në përkufizimin e arkitekturës, bile zakonisht kur dikush i referohet një arkitekti e dallon atë nga lloji i filozofisë që ai vë në jetë. Racionalizmi, empiricizmi, strukturalizmi, poststrukturalizmi, dhe fenomenologjia janë disa nga degët e filozofisë që ndikojnë tek ariktektura. Teoria dhe Praktika
Rëndësia e teorisë në praktikë nuk duhet mbivlerësuar siç ndodh shpesh. Praktika është mënyra e shpeshtë dhe e menduar gjërë në kryerjen e një pune të dhënë. Teoria është rezultati i arsyetimit i cili tregon dhe shpjegon se materiali i krijuar është transformuar në mënyrë që të plotësojë kushtet e projektit. Përshkrimi i lartëshënuar është marrë nga artikulli i Wikipedisë "Architecture
"Arkitektura është shpirt i madh krijues , qe jeton nga brezi në brez, vazhdon , nga mosha ne moshe , krijon në përputhje me natyrën e njeriut, dhe rrethanat e tij si ato ndryshojnë. Kjo është me të vërtetë arkitektura. Nga Frank Lloyd Wrigh.
- Frank Lloyd Wrigh (1867 - 1959) Ishte një arkitekt amerikan, projektues i brendshëm, shkrimtar dhe mësues, i cili synon më shumë se 1.000 projekte, të cilat rezultuan në më shumë se 500 vepra te përfunduara. "50 Favorite Rooms" ,quhet libëri " Frank Lloyd Wright",një libër i shkëlqyer i cili ne te shoqëronë çdo foto me nga një përshkrim të shkurtër të klientëve, kërkesat e tyre, dhe çfarë Wright kishte krijuar për ta. Ky është një libër i bukur që shërben si një rekord historik të një prej arkitektëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.