20/04/2026
🚪🔥 Siguria nga zjarri fillon nga detajet që shpesh neglizhohen.
Dera kundër zjarrit me mekanizëm vetë-mbyllës NUK duhet të mbahet e hapur apo e bllokuar nga banorët qe jetojn ne ndertesa kolektive. Ajo është projektuar të qëndrojë gjithmonë e mbyllur, për të ndaluar përhapjen e zjarrit dhe tymit në shkallët e përbashkëta – rruga kryesore e evakuimit në rast emergjence.
Bllokimi i saj pa vetëdije mund të krijojë rrezik serioz për jetën e të gjithë banorëve. Edhe më e rrezikshme është kur kjo ndarje mungon fare mes korridorit dhe shkallëve të përbashkëta.
Siguria nuk është zgjedhje estetike – është domosdoshmëri.
Mbroni veten, familjen dhe fqinjët tuaj.
Mbajeni derën kundër zjarrit gjithmonë të mbyllur. 🔒🔥