12/04/2021
Të nderuar klientë dhe bashkëpunëtorë,
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se tani kemi hapur faqen tonë zyrtare në Facebook, përmes së cilës mund të informoheni më nga afër rreth produkteve, shërbimeve dhe orarit tonë të punës.
Njëherit u jemi falenderues për besimin tuaj që për më shumë se 15 vite bashkudhëtuat me ne.
Ju njoftojmë që së shpejti do të përfundojë shtimi i hapësirës së re në lokacionin tonë dhe lansimi i web-faqes.
Ne gjindemi në magjistralen Prizren-Gjakovë, në fshatin Celinë.
Me respekt,
Premtoni NTP