Teknika jone e punës është teknike e sofistikuar perëndimore, si dhe numri i madh i punëtoreve bëjnë qe kapacitetet e punës tone te jene te pakufishme, për te cilin fakt flasin edhe referencat e punës se ndërmarrjes Kolgeci Kopshtar Gartenbau, te cilat janë me qindra sosh, mirëpo ne ketë faqe ne do te ju shkruajmë vetëm për ato punime me përmasa gjigante. Kapacitetet tona punuese mbështeten fuqish
ëm edhe tek pajisjet dhe teknike punës e cila përbehet prej disa eskav
atorëve, kamionëve, shtypësve te kapaciteteve ekstra te larta, si dhe rrafshuesve te vegjël, etj., ku ne përgjithësi plotësojnë kapacitetet për pune ne 3 deri 4 lokacione te ndryshme. Ndërmarrja jone bën edhe planifikimin hapësinor dhe matjet e nevojshme, si paraprije e fillimit te punëve, ndërsa me kërkesën e klientit, ne ofrojmë edhe punimin e projektit te kopshtit, rruges dhe ambienteve te tjera ne pamje vizuale 2 dhe 3 dimensionale, ku klienti paraprakisht mund te njihet me pamjen e hapësirës qe ai dëshiron te punoj. Prodhime
Shërbimet që ofron Kolgeci Kopshtar Gartenbau
Ndërmarrja Kolgeci Kopshtar Gartenbau bën projektimin dhe rregullimin e rrugëve, trotuarëve dhe kopshteve ku përfshihet projektimi paraprak i hapësirës, pastaj intervenimi në terren për përshtatjen e ambientit me projektin e përpiluar paraprakisht, ndryshimet e nevojshme dhe intervenimet e ndryshme, si formimin e hapësirave të ndryshme pushuese, hapësirave për fëmijë, si dhe këndeve të tjera të planifikuara. Punimet e tokës, nivelizim dhe gjelbërim të hapësirave. Mbjelljen e bimëve dekorative dhe mirëmbajtjen e tyre. Rregullime të kopshteve me kubëza, gjelbërim dhe dekorime tjera sipas kërkesës. Projektim dhe dizajnim i kopshteve, rrugëve dhe trotuarëve. Ndërmarrja Kolgeci Kopshtar Gartenbau ofron edhe shërbime tjera bazë, siç janë punimet e tokës ku përfshihet nivelizimi i sipërfaqeve të ndryshme, pastaj mbushja, apo zbrazja e hapësirave me dheun pjellor, gërmime të ndryshme të sipërfaqeve, shtypjen e terrenit, dhe ndryshime tjera të nevojshme në hapësira të ndryshme.